Trafiku i armeve, kapet i treti
Nje 47-vjecar, me banim ne komunen e Bushatit, te rrethit te Shkodres, eshte arrestuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, pasi akuzohet per vepren penale te “trafikimit te armeve dhe municioneve luftarake”. Burime zyrtare prane Komisariatit te Shkodres, thane dje se arrestimi i Bajram Celepise, eshte bere ne baze te urdher ndalimit te leshuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, pasi ka qene person i shpallur ne kerkim nga policia, qe nga data 23 janar e ketij viti. Sipas policise, nga hetimet e bera, rezulton qe 47-vjecari Celepia eshte bashkepunetor ne trafikimin e armeve dhe municioneve luftarake me Blerim dhe Flamur Mehaj, te cilet jane arrestuar nga policia e Shkodres me 23 janar.