E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Berisha-Topalli takojne Rodrigues

Kryeministri Sali Berisha takoi dje Sekretarin e Pergjithshem te KLD-se se Spanjes, Selso Rodrigues. Nderkohe qe bisedime me zyrtarin e larte te drejtesise spanjolle kane pasur edhe Presidenti Bamir Topi dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kreu i qeverise ka shprehur vullnetin per te ndermarre te gjitha masat dhe reformat e nevojshme ne fushen e drejtesise per konsolidimin e pavaresise se gjyqesorit, eficencen dhe cilesine e tij, si dhe per ta sjelle ate ne standardet evropiane. Sipas zyres se shtypit prane Kryeministrise, gjate takimit, Berisha vleresoi mbeshtetjen qe qeveria spanjolle i ka dhene Shqiperise ne shume fusha, vecanerisht per reformen ne fushen e drejtesise. “Se fundi u miratua me konsensus ligji per organizimin e gjyqesorit dhe po punohet per ecjen perpara me aspektet e tjera te kesaj reforme shume te rendesishme”, eshte shprehur kryeministri. Nga ana e tij, Sekretari, Rodrigues, theksoi se ecuria e reformave ne drejtesi dhe fusha te tjera ishte pozitive dhe se Spanja do vazhdonte mbeshtetjen per Shqiperine. Ndersa kreu i shtetit, Bamir Topi, vleresoi kontributin e vazhdueshem te Spanjes ne drejtim te persosjes se metejshme te sistemit gjyqesor ne Shqiperi dhe beri nje paraqitje te ecurise se reformes gjyqesore dhe ushtrimin nga ana e KLD-se te kompetencave kushtetuese e ligjore, te kombinuara me profesionalizem. “Vullnetet politike jane te shprehura qarte edhe ne sinkron per cuarjen perpara dhe zbatimin e plote e te suksesshem te reformes ne gjyqesor. Kete e vertetoi me se miri edhe miratimi se fundmi me konsensus nga te gjitha forcat politike si te mazhorances, ashtu edhe te opozites ne Parlamentin shqiptar i ligjit 'Per organizimin e funksionimin e pushtetit gjyqesor’”, tha Topi. Kurse Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, gjate takimit me Rodrigues vecoi se, “reforma ne Drejtesi, si shtylla kryesore e shtetit, eshte nje sfide e madhe dhe nje nga betejat kryesore te vendit”.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›