E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Mirditës, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm

TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e djeshme pretencën për 5 anëtarët e asaj që njihet si “Banda e Mirditës”, duke kërkuar një dënim me burgim të përjetshëm dhe 4 dënime me 14 vite burg.

Ka qenë prokurori Anton Martini, ai që pas leximit të të gjithë akuzave dhe episodeve ku pjesëtarët e këtij grupi ishin përshirë, kërkoi dënimin me “burgim të përjetshëm” për Nikoll Syziun ndërsa 14 vite burg kërkoi për Bardhok Syziun, Tom Syziun, Tom Gjokën dhe Arjan Reçin, të cilët mësohet se janë zhveshur nga akuza e vrasjes dhe të të përgjigjen vetëm për “vjedhje me dhunë”.

Sipas pretendimeve të organit të akuzës, rezulton që natën e datës 28.06.2000 rreth orës 1:30-2:00, në parkingun e ish SMT Rrëshen, personat e akuzuar kanë vrarë punonjësin e policisë Gjon Pacuku dhe kanë plagosur rëndë efektivët e tjerë  Nikoll Marku, Ndue Cupi, Bardhok Jaku dhe Preng Gjoka.

(er.nu/GSH/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›