E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Mirëditës, shtyhet sërish gjykimi

Nuk paraqiten shtatë dëshmitarët e bandës së Mirëditës në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Seanca gjyqësore në të cilën do të merreshin në pyetje shtatë dëshmitarë të cilët kishin dijeni për ngjarjen 28-të qeshorit të vitit 2000 ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosen tre të tjera gjatë tentatives së vjedhjes së SMT-së nga 6 anëtaret e bandës së Mirëdiës. Trupi gjykues kishte kërkuar në seancat paraardhese që t'u bëhej me dije dëshmitarëve dita e gjygjit dhe të shoqëroheshin për në gjyq në mënyrë që mos të mungonin. Me sa duket kushtet e këqija të motit që kanë prekur territorin e Shqipërisë dhe sidomos veriun, duke bërë të mundur bllokimin e rrugëve , ka penguar edhe paraqitjen e dëshmitarëve në gjyq. Togat e zeza kanë vendosur të shtyjnë seancën për javën tjeter, pasi nga kjo seancë ishte parashikuar të merrej dëshmia e personave që kishin dijeni për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›