Luhatjet në kursin e këmbimit. Dollari fiton pikë ndaj euros
Dollari pëson rritje në tregun tonë të këmbimit, duke reflektuar ecurinë e bursave ndërkombëtare. Sipas kursit të BSH, monedha amerikane ka arritur nivelin e 90.3 lekëve, duke pësuar rritje prej 2.4 lekë, euro vlerësohet me 123.5 lekë.
TIRANE- Dollari nis revanshin ndaj euros, në fillim të kësaj jave monedha amerikane është forcuar në tregun tonë të këmbimit, duke reflektuar ecurinë e bursave ndërkombëtare. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë dollari ka arritur vlerën e 90.3 lekëve duke pësuar një rritje prej 2.4 lekë, ndërsa euro shënon nivelin e 123.5 lekëve. Forcimi i dollarit në tregun tonë të këmbimit është ndikuar nga ecuria e bursave. Në tregjet financiare ndërkombëtare euro ka humbur pikë kundrejt monedhës amerikane, duke u kuotuar me 1 dollar e 36 cent. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se bursat janë edhe faktori i vetëm që po ndikojnë aktualisht. Ndërkohë priten luhatje gjatë ditëve të ardhshme për shkak të blerjeve të valutës që do të bëjnë tregtarët në këtë fillim viti. (a.r/news24/balkaweb)