Gjirokastër,pushohet çështja ndaj inxhinierit gjeolog
Është pushuar çështja nga ana e Prokurorisë së Gjirokastrës ndaj inxhinierit gjeolog Thanas Llahana. Llahana ka kryer studimin gjeologjik për ndërtesën që do të ngrihej për qendrën tregtare dhe akuzohet për shkelje të rregullave në punë.
GJIROKASTER- Prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar çështjen ndaj njërit prej 8 të arrestuarve për shembjen e pallatit në 9 nëntor.
Studimi gjeologo-inxhinierik dhe rishqyrtimi i provave nga ana e organit të akuzës ka nxjerrë të pafajshëm inxhinierin gjeolog Thanas Llahana. Llahana kishte kryer studimin gjeologjik për ndërtesën e re që do të ngrihej për qendrën tregtare dhe akuza që rëndonte mbi të ishte ajo e shkeljes së rregullave në punë. Për këtë ngjarje, ku humbën jetën tre persona dhe mbetën të pastrehë shumë njerëz u arrestuan 8 persona. Prej tyre, 7 vetë janë në burg, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. (a.r/news24/balkanweb)