Institucionet e drejtësisë rinisin punën pas pushimeve
Filimi i javës ka shënuar edhe fillimin e punës në disa nga gjykatat dhe prokuroritë e vendit, ndërsa një pjesë e tyre akoma fillojnë të shijojnë pushmite e fund vitit. Gjatë një vëzhgimi të bërë me kamerën e Ora Neës, është konstatuar se pushimet për një pjesë të gjykatësve vijojnë akoma , edhe pse zyrtarisht ato kanë mbaruar. Godina e Gjykatës së Tiranës ishte pothuajse bosh, të vetmit që ishin të pranishëm në korridoret e gjykatës, ishin rojet dhe policët e që bëjnë shoqërimin e të pandehurëve në seanca gjyqësore. Ndërsa ata që mungonin në gjykatë ishin pikërisht ata që japin vendimin për krimet që bëjnë të tjeret , dhe që kujdesen që të respektohen ligjet ashtu sicc duhet. Dhe këtë radhë në vend që të japin drejtësi kanë vendosur të pushojnë. Nërkaq Gjykata e Krimeve të rënda kishte filluar punën e saj normalisht, duke filluar me shqyrtimin e ccështjeve të mbartuara nga viti i kaluar që për shkak të shtyrjve të seancave të njëpasnjëshme. Ajo që nuk ka ndryshuar në këtë gjykatë për këtë fillim viti është edhe tradita që e karakterizon atë për të shtyrë seancat në pafundësi, ndërsa Gjykata e Apelit dhe Gjykata Kushtetuese kanë filluar normalisht punën e saj, edhe pse për këtë fillim jave nuk kishin parashikuar asnje seancë gjyqësore. Ndërsa Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Përgjithshme kanë filluar këtë fillim viti me këmbë të mbarë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme janë duke u shqyrtuar të gjitha ccështjet që janë mbartur nga viti i kaluar, në mënyrë të tillë që të vendoset puna në vijë të drejtë, dhe të fillohet më këmbë të mbarë. Pavarsisht se një pjesë organeve të drejtesisë vazhdojnë akoma pushimet, drejtësia mund te presi, por sipas një fjalës të urtë më mirë një drejtësi e vonuar se sa e një drejtësi e harruar.