E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: Topi, mbro Prokurorine

TIRANE - Sekretari i marredhenieve nderkombetare, njeheresh dhe deputet i Partise Demokratike, Besnik Mustafaji i beri thirrje presidentit Bamir Topi, te nderhyje ne konfliktin mes Prokurorise dhe qeverise per te zbutur situaten e krijuar mes ketyre institucioneve. Ne nje prononcim per mediat ne lidhje me debatet e fundit mbi ceshtjen Fazllic, Mustafaji theksoi dje se pozicioni i tij e detyron presidentin Topi te nderhyje. "E ndjej te arsyeshme t'i drejtohem Presidentit te Republikes me thirrjen qe te ushtroje kompetencat e tij si kryemagjister i vendit, kryetar i KLD, per te siguruar uljen e ketij tensioni, qe do te thote, te mbeshtese edhe pavaresine e Prokurorise, ne perputhje me Kushtetuten, edhe te ushtroje kontroll qe Prokuroria ta kryeje me paanesi detyren e vet", deklaroi Mustafaji. Kandidati per kryetar i PD-se ne Tirane e cilesoi si nje ngjarje te rende konfliktin e fundit mes qeverise dhe Prokurorise. Mustafaj ka kembengulur se eshte e rendesishme qe PD, si partia me e madhe e mazhorances ta analizonte me kujdes kete problem per te mos shkaktuar tensione te medha te cilat nuk do t'i benin mire askujt. "Nje gje eshte e sigurt: nga nje duel i tille nuk ka te fituar. Ka vetem te humbur. Dhe humbesi me i madh eshte shteti yne, i cili, edhe pa tensione te tilla, mbetet ende i brishte ne raport me standardet e demokracise", deklaroi Mustafaji, duke shtuar se energjite e mazhorances duhet te perqendroheshin te zgjedhjet e ardhshme dhe jo te konfliktet mes institucioneve. Mustafaji deklaroi se demokratet nuk mund te ndiheshin te qete duke pare edhe shqetesimin e perfaqesuesve te Bashkimit Evropian dhe SHBA-se per kete konflikt. "Une e mirekuptoj shqetesimin dashamires te ketyre miqve. E njoh kryeministrin Berisha si nje politikan me pervoje i cili i kupton fare mire edhe mesazhet e ardhura nga nderkombetaret, mesazhe dashamirese qe duhen marre ne konsiderate. Une kam besim se kryeministri Berisha do ta lexoje me vemendje mesazhin e qarte qe vjen qofte nga Uashingtoni, qofte nga Brukseli", deklaroi Mustafaji, njekohesisht ish-minister i Jashtem. Ai nuk nguroi dje qe gjate deklarates te bere per mediat te siguroje faktorin nderkombetare se asgje dhe askush nuk mund t'i pengoje reformat e ndermarra ne emer te modernizimit te vendit dhe te integrimit te tij ne NATO dhe ne BE.

Peci: Komision hetimi, absurd

Deputeti i PBDNJ, Spiro Peci tha se nuk eshte e udhes ngritja e nje komisioni hetimor i cili do te analizoj marredheniet mes Prokurorise se Pergjithshme dhe ministrise se Brendshme e asaj te Drejtesise. Duke folur per ceshtjen "Fazllic", ish-ministri i Drejtesise, Peci tha se nje tjeter komision hetimor do te njolloste si figuren e kryeprokurores Ina Rama, po ashtu edhe ate te mazhorances. Sipas deputetit te PBDNJ-se, Peci parlamenti ka per te zgjidhur edhe shume probleme te tjera ne vend dhe nuk do te ishte e udhes qe ai te krijonte nje tjeter komisionin hetimor per te hetuar edhe punen e Prokurorit te Pergjithshem, ashtu sic ndodhi edhe me ish-kreyeprokurorin Theodhori Sollaku.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›