E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Prokuroria, tani duam rezultate konkrete per "Fazllicin" e "Gerdecin"

Partia Socialiste kembengul qe hetim i ndershem per ceshtjen Fazllic dhe kompanive te tij eshte vetem ai, qe mund te behet ligjerisht nga Prokuroria e Pergjithshme. Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace theksoi dje se kjo eshte rruga ligjore, ajo qe duhet bere dhe qe kerkohet sot nga cdo shqiptar ne raport me kryeministrin e vendit dhe me familjen e tij. "Berisha si ne rolin e babait ashtu dhe ne rolin e kryeministrit duhet te heqe dore nga shnderrimi apo kthimi i qeverise se tij ne nje studio legale ne mbrojtje te Damir Fazlic, ku mund te urdheroje agjencite e zbatimit te ligjit, te pengojne hetimet e nisura tashme nga prokuroria", theksoi Brace. Sipas tij, zyrat e regjistrimit te pasurive dhe natyrisht zyrat e tatim taksave ne zbatim te urdhrit te Berishes po refuzojne t'i pergjigjen prokurorise, por njeheresh duhet te dine se po konsumojne vepren penale te pengimit te drejtesise, veper penale qe ndeshkohet rende. Ne kete kuader, numri dy i grupit socialist, theksoi se PS do te vazhdoje te mbeshtese prokurorine ne veprimin e saj ligjor per te hetuar ne fund kete ceshtje. "Por gjithashtu do te kerkojme prej saj tanime rezultate konkrete te hetimit per ceshtjen "Fazlic" dhe per hetimin e krimit shteteror te "Gerdecit". Dua te shpreh vleresimin per hapin e hedhur dje vecanerisht ne hetimet e krimit shteteror te "Gerdecit" ne identifikimin e nje personazhi kyc per tregtine e armeve nga Shqiperia, Henri Tomei", nenvizoi Brace. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›