Banda e drogës, pranga 34-vjeçarit në Itali
ITALI- 34- vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është i dënuar me 16 vite burg nga gjykata për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të kokainës. Sipas mediave italiane, shqiptari konsiderohet si një nga drejtuesit e kësaj bande, e cila kryente kryesisht trafikimin nga Italia, Belgjika e Shqipëria. Shqiptari kishte arritur disa herë operacioneve policore, por dy net më parë efektivët e policisë arritën ta lokalizonin vendndodhjen e tij.
34-vjeçari, i cili ishte së bashku me të shoqen, e ka vënë re se ishte i rrethuar nga policia dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë, duke u dorëzuar. Operacioni “Gullit” ka nisur në vitin 2008-të, pas hetimeve të shumta, të cilat zbuluan një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Itali. Pas gati dy vitesh hetime, u bë i mundur dhe arrestimi i 20 anëtarëve të kësaj bande dhe vetëm dy ditë më parë u arrestua dhe i fundit i kësaj bande.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)