E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri, Burgaj takim me gazetarët

Pa mbulimin mediatik roli i policisë nuk do të kishte kuptim. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka vlerësuar lart rolin e mediave në një ditë ndryshe nga të tjerat.

Në një atmosferë miqësore kreu i policisë shqiptare ka pritur gazetarët në një kokteil me rastin e festave të fundvitit. Në fjalën përshëndetëse përpara gazetarëve, Burgaj e cilësoi bashkëpunimin midis mediave dhe institucionit që ai drejton si mjaft të frytshëm dhe korrekt.
 

Pas fjalës përshëndetëse drejtori Burgaj trokiti gotat për të uruar përfaqësuesit e medias, ndërsa nuk kanë munguar as batutat dhe bisedat për çështje të ndryshme të funksionit të policisë. Në fund pritja e organizuar për gazetarët të cilët mbulojnë aktivitetin e policisë në mediat e tyre u mbyll me një foto me drejtorin Burgaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›