E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagoset me thikë 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë gjatë orëve të vona të natës në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "5 Maji" të këtij qyteti, në një qendër interneti ku adoleshenti 17-vjeçar me inicilat F.C është qëlluar me thikë disa herë nga 20-vjeçari Xhentil Kuka.
 

Menjëherë ai është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›