Banda e pushtetarëve masakroi gardistët
14/04/2010 Dëshmia e plotë e tankistit të plagosur. Nisja me blinda e tensioni “ushtarak”
Gjyqi për masakrën e Cërrikut vazhdon me marrjen e dëshmive okulare
TIRANË- Sokol Puce, shoferi i mjeteve të blinduara rrëfeu dje në gjykatë ditën e tmerrit, kur në Cërrik u vranë gjashtë gardistë më 22 maj 1997. Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi dje seancën e radhës për këtë masakër, teksa ishte i pranishëm vetëm një dëshmitar. Është plagosur dhe më pas ka parë me sytë e tij shokët e vrarë dhe të plagosur të tjerë që kërkonin ndihmë. Ai tha se janë gjendur të papërgatitur në atë situatë tepër të vështirë, të cilën nuk ka dëshirë ta kujtojë shpesh. Ndërkohë që tregon për mënyrën se si u negociua për lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e të vrarëve. Nuk kishin marrë ndonjë urdhër për të qëlluar mbi popullsinë e këtij qyteti.
Dëshmia e plotë
Puce tha se “Në vitin 1996 kam qenë shofer i mjeteve të blinduara në Zall-Her. Në vitin 1997 kam marrë pjesë në të gjitha rrethet problematike të Shqipërisë, pasi ishim në dispozicion të policisë së shtetit. Më 22 mars na ka njoftuar Garda e Republikës dhe na kanë thënë që do të niseni me mision në një rreth për mbledhjen e armatimeve. Në orën 21:00 u nisën katër mjetet blinduara drejt Elbasanit. Nuk kam qenë drejtues blindi, por kam qenë tek furgonat e policisë. Në orën 12 të natës ishim në Elbasan dhe nuk na thanë as arsyen pse shkuam aty. Kemi fjetur tek hotel “Skampa”. Të nesërmen në mëngjes u mblodhëm te komisariati i Elbasanit, ku kishte edhe forca të tjera speciale. Sali Martinin, Halit Haxhian dhe Besnik Sylën i njoh. Kanë qenë shumë persona që janë nisur drejt Cërrikut. Nga Elbasani drejt Cërrikut janë nisur pesë blinda, 2 ifa dhe një tank i bardhë. Kanë pasur shenja identifikuese dhe blindi im kishte të shkruar policia. Tek blindi im ishte një armë e imja kallashnikovi dhe një pistoletë. Unë isha i fundit deri afër fermës, më erdhi Sokol Pjetri dhe më tha “kemi rënë në pritë tek kinemaja dhe Pallati i Kulturës, nuk e di se çfarë po ndodh”. Në qytetin e Cërrikut janë futur 3 blinda të Hysen Doçit, Pjetër Kolprençit dhe Besnik Palit. Ka ardhur Sokol Pjetri dhe më tha se çfarë po ndodhte. Kam zbritur në tokë dhe ra një granatë, por nuk e pashë që isha plagosur dhe fillova të ndieja djegie. E pashë se kisha një cifël granate. Granata ra në kanal dhe shpërtheu 50 metra larg meje, nuk e pashë nga erdhi. Jemi larguar drejt Elbasanit. Për momentin nuk mora vesh se çfarë ndodhi. Shefi im Arjan Cenga ka ardhur nga Elbasani. Parkuam blindat para komisariatit dhe shkuam në kafe. Nuk u kthyen të gjitha mjetet në Elbasan, 2 blinda mbetën në Cërrik. Tek lokali erdhi një djalë i krimeve me motor dhe më tha “kthehuni mbrapsht se është banda më e rrezikshme me kryetarin dhe nënkryetarin e Partisë Socialiste, Met Bozi, Roland Xhepexhiu dhe Llazar Bicja”. Për negociatat kanë qenë dy teza, ose të liroheshin pengjet dhe të plagosurit brenda orës pesë, ose të ktheheshim në Cërrik dhe të gjuanim. Para orës pesë pasdite u liruan të gjitha pengjet dhe trupat e të vrarëve. Ka qenë një burrë rreth 45 vjeç që ishte negociatori. Për të gjetur orën se kur do të behej lirimi, ai nga njëra anë bisedonte me shefin tim, nga ana tjetër shkonte në komisariat, se me kë takohej nuk e di. Pëllumb Vataj, Fatmir Toçi dhe Dash Xhepaj më tha se qenë qëlluar nga zona e kinemasë dhe pallatet”.
Pengmarrja e 12 personave dhe të vrarët në Cërrik
Sule në dëshminë e tij tha se “Besnik Syla, Halit Haxhia dhe Sali Martini kanë vdekur dhe një person me emrin Pjetër që ishte tek tanku i Hysen Doçit që u qëllua në kokë. Më tha Hysen Doçi se Fari Metaliaj, Agron Kuliqi kanë qenë të plagosur, ndërsa Agim Biberaj dhe Azem Rustaj qenë marrë peng. Këta ishin në qendër të Cërrikut. Agim Biberaj më ka thënë “në Cërrik tek sheshi është hapur zjarr dhe i kanë marrë peng disa persona”. Në qendër të Cërrikut pati shkëmbime zjarri dhe lanë armët aty e dolëm nga blindi. Agim Biberaj dhe Azem Rustaj u morën peng nga 10-12 persona dhe ishin trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Ishin qëlluar me qytë automatiku. Biberaj kishte shenja në trup tek brinja e djathtë. Kam parë kasetën, ku Biberaj është filmuar dhe pengmarrësit i kanë thënë “je këlysh i Sali Berishës, sa të kanë paguar që je këtu”. Këtë kasetë e kam parë me sytë e mi, na e kanë sjellë në Gardën e Republikës një ish-prokuror, ku na pyeti për ngjarjen dhe për personat nëse i njihnim”.