Banda frymore socialiste në konferenca për dallavere
çdo ditë e re që vjen fillon me pasqyrën e shtypit në pothuajse të gjitha kanalet televizive shqiptare. Ajo që bie në sy është pasqyrimi që këto media u bëjnë zhvillimeve politike të një dite të në parë në vend dhe fatkeqësisht atyre që janë lëshime akuzash reciproke që ndodhin mes politikanëve tanë. Në këtë industri frenetike të informacionit në Shqipëri është politika ajo që sjell lëndën e parë dhe për rrjedhojë njerëzit e komunikacionit janë “marangozë” që u japin një zdrukth, limë dhe bojë sipas parimeve politike te djathta apo të majta.
Mirëpo në Shqipëri “politika” mbisundon më shumë se në çdo vend tjetër Polemikën dhe Problematikën, duke i zënë frymën shpesh shoqërisë civile dhe intelektualeve që duan të japin një reflektimi apo një mendim mbi një ceshtje. Mirëpo veç të lexosh lajme se grupimi parlamentar i Partisë Socialiste për muajin gusht ka vendosur të hyjë me shërbim të përforcuar për t’i bërë ballë Konferencave të përditshme për shtyp, thjeshtë të vjen të thuash “mos”. Duke thënë “mos” për përcjelljen e cinizmit dhe politikës së demaskimit të armikut, dhe jo kundërshtarit, pasi kundërshtari është njëjësuar me armikun.
Në këtë rast ajo do të ndiqet dhe nga pozita duke e bërë situatën me më shumë llafe sesa zgjidhje. Nëse opozita socialiste ka vendosur edhe të verojë, edhe të bëjë konferenca llafo-për-shtyp, ajo i ka ndihmuar edhe njerëzit e shtypit të mbushim faqet dhe kronikat e medies me rrenat e tyre. Sigurisht roli i opozitës nuk të zbehet as në dritën e diellit dhe as të rërës,por që të bëjë politikë 12 muaj në 365 ditë është tepër. Dhe tepër është me të vërtetë shumë. Afërmendsh është tepër grafiku i daljeve përpara kamerave është përcaktuar të qëndrojë në shërbim dhe në gatishmëri 5 ditë, ku çdo ditë dy deputetë do të lëshojnë pretencat akuzuese ndaj qeverisë. Duke folur gjithmonë nuk kemi heshtjen dhe qetësinë e nevojshme të arsyetojnë në këtë fushatë që nuk pushon kurrë. Natyrisht Pozita nuk do të mbete prapa, ajo do të kundër sulmojë duke treguar se ku çalojnë akuzat e opozitës. Do të sulmojë për t’u mbrojtur sepse ky është ligji i xhunglës. Konferenca dhe kundër-konferenca janë gjetjet që i ka instaluar Edi Rama në politikë shqiptare për të vetmen arsye se ai kaq politikë ditore di të bëjë, duke qenë një njëri pa ide dhe pa vizion, përpos ushtarëve që rrinë “dezhurn” për të treguar rrena dhe hamendësimeve gazetarëve të atashuar në selinë rozë. Sot në agjendë është takimin xhumasë të i kryetarin Rama, nëse nuk ka marrë pushimet dhe ka lënë eunukët të bëjnë cik dezinformim. Edi Rama del në konferenca për shtyp – me një strategji komunikacioni të studiuar deri në detaje nga modulimi i zërit, mimika, paraqitja dhe deri tek didaskalia prapa shpatullave: për të fshehur realitetin, me çdo mënyrë dhe me çdo akuzë të pakuptimtë sepse njerëzit janë të fashinuar pas gjyqeve të të tjerëve,sepse thjesht e nuk u përket atyre në këtë moment. Ata dëgjojnë fabulën e prestigjatorit të politikësh që i humb realitetin vërtetësinë.
Ndërkaq pasi bandat frymore të Politikës së Re të kryejnë dezhurnin pesëditor, deputetët do të jenë të lirë të shkojnë në vakancat në vende të ndryshme, kurse Edi Rama do të vijojë udhëtimet 3-4 ditore për t’i bërë servis trupin të tij të arnuar emocionalisht dhe të dhunuar kimikisht. Ky është i disati vit radhës që Edi Rama u bën grafikun vartësve të tij se ku dhe si t’i bëjnë pushimet, duke u treguar atyre edhe ritmin dhe theksit logjik sesi të dalin në konferenca për shtyp.