Banderas e shikon filmin bashkë me macet

Premierën e filmit “Maçoku me Çizme” në Los Angeles e ndoqën me interes aktori Antonio Banderas, i cili është dubluesi i zërit të protagonistit kryesor, i shoqëruar nga një numër i madh macesh.
Macet kanë sfiluar në tapetin e kuq para premierës dhe kanë pozuar për fotografët.
Aktori spanjoll së bashku me macet panë filmin e regjisorit Chris Miller me syze 3D.
Zërat e tjerë të filmit janë realizuar nga aktorë si Salma Hayek dhe Zach Galifianakis.