E Diel, 1 Nëntor 2026

“Banditë me dhe pa uniformë arrestuan 1 mijë të rinj për të ruajtur karrigen e Edi Ramës” – Këlliçi: Ende asnjë polic nuk është ndaluar për dhunën brutale! Prokuroria të bëjë detyrën

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar që Prokuroria e Tiranës të veprojë ndaj efektivëve të policisë që ushtruan dhunë brutale ndaj të rinjve që dolën në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

1222

Në një reagim në rrjete sociale, deputeti shprehet se ndërsa po kalojnë dy javë nga nisja e asaj që ai e cilëson si “terror policor” ndaj të rinjve, prokuroria e Tiranës nuk ka ndaluar asnjë polic apo epror të tyre, që u përfshinë në dhunën që la dhjetëra të rinj të plagosur.

“Në dy javë, banditët me dhe pa uniformë, shoqëruan dhe arrestuan 1000 të rinj, mes tyre 250 të mitur, në një aksion çnjerëzor vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e Edi Ramës.  Para kësaj skene të madhe krimi, nuk kemi ende asnjë të ndaluar nga policia, megjithëse provat dhe dëshmitë janë parë nga gjithë shqiptarët. Edhe sa kohë i duhet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela që të bëjë detyrën për të cilen paguhet?!”, ka shkruar deputeti demokrat.

REAGIMI I PLOTE:

Po bëhen 2 javë nga nisja e valës së terrorit policor ndaj studentëve, të rinjve dhe gjimnazistëve, dhe ende Prokuroria e Tiranës nuk ka ndaluar asnjë polic, asnjë shef apo epror të përfshirë direkt ose duke dhënë urdhra në dhunën brutale që shkaktoi dhjetra të plagosur.

Në dy javë, banditët me dhe pa uniformë, shoqëruan dhe arrestuan 1000 të rinj, mes tyre 250 të mitur, në një aksion çnjerëzor vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e Edi Ramës.

Para kësaj skene të madhe krimi, nuk kemi ende asnjë të ndaluar nga policia, megjithëse provat dhe dëshmitë janë parë nga gjithë shqiptarët. Edhe sa kohë i duhet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela që të bëjë detyrën për të cilen paguhet?!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›