E Diel, 1 Nëntor 2026

“Besojnë se me instrumentet e frikës do shpëtojnë ‘Vuçiçin shqiptar’”- Berisha: Rama importoi nga Beogradi metodat e dhunës ndaj studentëve! Terror ndaj qytetarëve nëpër komisariate

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot me gazetarët nga selia blu. Berisha dënoi dhunën dhe terrorin që po ushtron policia ndaj qytetarëve, që sipas tij besojnë se me frikë do shpëtojnë “Vuçiçin shqiptar”.

sali berisha

Kryedemokrati shtoi se Rama ka dy rrugë-zgjidhje, fatin e ish-diktatorit rumun Çaushesku apo të autoritarit të Beogradit Aleksandar Vuçiç.

Berisha: Kauza e studentëve është bërë një kauzë ndërkombëtare. Garantoj se përpjekjet tona janë të pandërprera. Dënoj me forcë terrorin dhunën që komisariatet që në shkelje të ligjeve po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrje në protesta paqësore. Pa asnjë shkak, motiv duke shkelur kode dhe kushtetutë. Besojnë se me instrumentet e frikës do shpëtojnë Vuçiçin shqiptar. Edi Rama argati i Vuçiçit, apo Paçiçi shqipfolës do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut. Duhet të zgjedhë vetë.

Sigurisht që një njeri që ka një barrë të rëndë krimesh në supe gjëja e fundit që i shkon ndër mend është dorëheqja. Garantoj se më në fund se edhe ajo do i shkojë në mend, dhe do bëjë zgjidhjen Vuçiç apo Çaushesku. Edhe Vuçiç dy vite me radhë çfarë nuk bëri. Të gjitha metoda që ju shihni Rama i importoi nga Beogradi por në fund populli i preu biletën për në Hagë. Natyrisht unë nuk them se ata votuan për ta çuar në Hagë, e votuan për ta larguar nga pushtetit, është autori i krimeve të rënda, krime lufte në vrasje ordineri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›