Banesa e Kryeministrit dyndet nga bashkepunetoret dhe aleatet
Kthimi i kreut te qeverise Sali Berisha pas gjendjes se te fiketit qe perjetoi gjate fjales se mbajtur perpara demokrateve ne 21-vjetorin e Partise Demokratike u shoqerua me truproja te perforcuara ne apartamentin e tij ne Tirane. Dy ambulanca njera e nje spitali privat dhe nje tjeter shteterore shkuam menjehere perballe shtepise se tij duke shoqeruar makinen zyrtare qe ka ne perdorim Berisha. Me ngjitjen ne apartament te Kryeministrit dhe bashkeshortes se tij Liri Berisha vershuan edhe vizitat e familjareve mjekeve demokrateve por edhe aleateve te kreut te qeverise shqiptare. Mes mjekeve te shumte te cilet u gjenden menjehere prane Kryeministrit spikati prania e neurologut te njohur shqiptar Mentor Petrela i cili duket se udhehiqte eskorten e mjekeve qe asistuan Berishen ne keto momente te veshtira. I pari qe beri vizite ne familje ishte deputeti i Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri dhe pas tij ne radhe per ti qendruar afer kreut te qeverise ne keto momente dobesie te shendetit u shfaqen edhe bashkepunetoret e afert si shefi i kabinetit Oerd Bylykbashi si dhe keshilltari i tij per pushtetin vendor Ylli Asllani. Ne shtepine e Berishes nuk mungoi qe ne momentet e para dhe Kryetarja e Kuvendit njekohesisht nenkryetarja e PD-se Jozefina Topalli e cila kishte nje pamje te shqetesuar teksa shoqerohej drejt apartamentit te kryetarit te PD-se. Ne minutat qe kaluan numri i dashamiresve qe po nguteshin te mesonin per shendetin e Kryeministrit erdhi duke u rritur. Nje vizite prane familjareve kreu edhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu. Ne oren 1930 ishte kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ai qe ngjiti me nxitim shkallet e apartamentit per te pare nga afer shendetin e Berishes. Me pas prania e deputeteve demokrate u rrit dhe mes te tjereve aty spikasin Flamur Noka dhe Lefter Maliqi. Ne kete situate gatishmerie nuk munguan as tufat e luleve qe simpatizante dhe miq te Berishes i dorezonin gardisteve te cilet qendronin ne formen e rrethimit te hyrja e apartamentit.
E pandryshuar qendronte edhe gjendja e sigurise se larte perpara pallatit ku banon Kryeministri me bashkeshorten e tij. Rreth ores 2010 mjeket e shumte qe ndodheshin ne apartament filluan te largoheshin dhe pak nga pak te njejten gje nisen te benin edhe miqte e shumte te mbledhur per ti qendruar prane. Te fundit qe lane apartamentin e Berishes ishin pikerisht nenkryetarja e PD-se Jozefina Topalli shoqeruar pese minuta me pas nga kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Topalli dhe Basha u larguan me makinat e tyre zyrtare rreth ores 2100. Me largimin e tyre i fundit zyrtar i cili mbylli ciklin e vizitave prane familjes Berisha ishte ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili ne kuader te funksionit te tij si kreu i Shendetesise u sigurua se gjendja e tij ishte jashte rreziqeve dhe komplikacioneve te metejshme. Ne oret e vona te darkes situata prane shtepise se kreut te qeverise u shtensionua dhe per pasoje edhe shoqeruesit e Gardes se Republikes u shperndane per tia lene vendin vetem shoqeruesve te perhershem te kreut te qeverise te cilet i gjenden gjithnje prane.