E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje media jo politike

E hene 12 Dhetor 2011 2148

VALENTINA LESKAJBashkimi Evropian Keshilli i Evropes dhe OSBE ODHIR sugjerojne persona jopolitike te propozuar nga shoqeria civile per KKRT dhe KDRTSH per te lehtesuar median nga presionet politike.

Grupi i eksperteve nderkombetare te cilet kane biseduar prej shume oresh me anetaret e Komisionit Parlamentar te Medias pas shqetesimit per draftin mbi ligjin e medias ka dhene formulen konkrete si duhet te perzgjidhen anetaret ne keto dy institucione. Sugjerimi eshte qe shoqeria civile te dale me nje liste propozimesh per anetaret te bordit rregullator dhe bordit publik. Personat duhet te kene eksperience ne fusha te caktuara dhe ne jeten personale te mos jene te angazhuar politikisht. Pastaj sugjerohet qe komisioni juaj i medias te votoje secilin prej kandidateve dhe nga kjo Partia Demokratike te perzgjedhe 4 anetare partia Sociaslite 4 anetare dhe anetari i 9 te zgjidhet me konsensus. Kjo per grupin e eksperteve do te ndikonte ne pavaresine e medias duke pare si prioritare dhe licencimin e platformave dixhitale kur deri ne 2015 nuk do te kete me transmetime analoge ne vend. Chloe Lauren Dinsdale shprehet se Liria e Medias dhe e shprehjes konsiderohet nga komisioni Evropian si nje nga shtyllat kryesore per ne qeverisje te mire. E rendesishme eshte zbatimi i kritereve te Kopenhagenit Ekspertet e KE BE dhe OSBE i kane kerkuar parlamentareve shqiptare qe ti kushtojne rendesi detyrimeve dhe praktikave nderkombetare per te hartuar nje ligj per median brenda standardeve te kerkuara.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›