Halimi-Ramës: Akuzat për gjykatën, të gabuara
Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka reaguar sot ndaj deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama i cili ka theksuar se drejtësia është dorëzuar përpara etheve për para. Duke folur në konferencën për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës, ministri Halimi theksoi se sinjalet e Ramës për drejtësinë janë të gabuara.
Sipas Halimit është e papranueshme që gjyqësori të krahasohet me një bandë kriminale ndërsa ka theksuar se sinjali më i mirë për opozitën është kontributi i saj në reformën në drejtësi.
Ai ka gjithashtu ka theksuar se opozita duhet të bashkëpunojë për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 në parlament për të bërë të mundur reformimin e sistemit të drejtësisë.
Halimi ka vlerësuar reformat e bëra, duke i cilësuar ato një sukses të ministrisë, ndërkohë që duke u ndaluar në dënimin alternativ e ka vlerësuar si mekanizëm i suksesshëm i reformës në drejtësi.