Venecia PS dergon Gjiknurin ne delegacionin me Topallin
Partia Socialiste kerkon perfaqesim te saj ne mbledhjen e ardhshme te Komisionit te Venecias ne te cilen do te jepet mendimi mbi procesin e reformes zgjedhore. Kerkesa eshte bere publike nga kryetari i grupit te Partise Socialiste Gramoz Ruci ne mbledhjen e djeshme te Komisionit parlamentar te Integrimit ku ne raportim ishte ministrja Majlinda Bregu dhe i pranishem ambasadori i KE-se Ettore Sequi. Ne kemi shprehur vullnetin tone per procesin e reformave. Por ne po verejme qe ende nuk ka nje vullnet te plote per nje te tille nga mazhoranca. E them kete pasi degjuam Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli e cila do te jete e pranishme ne mbledhjen e ardhshme te Komisionit te Venecias. Nuk e degjova qe te kishte perfaqesues nga opozita. Prandaj ne nderhyjme dhe kerkuam qe dhe ne te kishim perfaqesuesit tane tha Ruci. Zyrtari i larte socialist me pas beri te ditur se do te kene perfaqesuesin e tyre ne kete mbledhje. Mesohet se te premten pritet te mbahet mbledhja e Komisionit te Venecias per te shqyrtuar projektin e hartuar nga dy anetare dhe nje ekspert i Komisionit te Venecias si dhe nje ekspert i ODIHR-it ku vemendje e vecante i kushtohet aspekteve qe lidhen me zgjedhjet vendore te cilat ne Kodin aktual nuk trajtoheshin. Mesohet se vec Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne kete mbledhje do te jene edhe dy bashkekryetaret e komisionit te posacem te reformes zgjedhore Ilir Rusmali i PD dhe Damian Gjiknuri i PS-se.
Komisioni parlamentar i Integrimit nderkohe ka miratuar me konsensus fillimin e punes per hartimin e planit te ri te veprimit per permbushjen e 12 rekomandimeve te KE-se.
Plani i ri i veprimit qe do te hartohet nga Ministria e Integrimit me monitorimin e komisionit do te jete gati ne fund te muajit janar per tju dorezuar me pas ne shkurt Komisionit Europian. Ministrja Bregu gjate diskutimeve te zhvilluara ne mbledhjen e komisionit ka njoftuar se ne janar te vitit 2012 qeveria shqiptare do kete nje axhende te re veprimi per permbushjen e kritereve te lena si detyre nga KE per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Kryetari i Komisionit te Integrimit Ditmir Bushati shprehu kendveshtrimet e tij se si duhet pare plani i veprimit i ri hartuar nga Ministria e Integrimit. Ambasadori Sequi u shpreh i kenaqur nga mbledhja e ketij komisioni duke vleresuar debatet konstruktive mes anetareve te komisionit duke shtuar se vullneti politik qe ekziston tani duhet perkthyer ne veprime konkrete.