E Diel, 1 Nëntor 2026

Kom. i Ekonomisë shqyrton nesër kandidaturën e Leskajt

Pas marrjes së “OK” nga grupi parlamentar demokrat, kandidatura e Bujar Leskajt për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit pritet të shqyrtohet nesër në Komisionin e Ekonomisë.
 

Në mbledhjen e nesërme të komisionit pritet që deputetët e mazhorancës të votojnë emrin e Bujar Leskajt si kreu i ri i KLSH-së ndërsa opozita ka deklaruar se do të votojë kundër dekretit të presidentit Topi për këtë institucion.
 

Ditën e djeshme, Bujar Leskaj ka marrë pëlqimin e ish kolegëve të tij dhe të shefit të mazhorancës dhe pritet që ky pëlqim të konkretizohet me votë që nga diskutimi në komisionin e ekonomisë dhe më pas në seancën plenare.

Kjo do të thotë se pavarësisht votës kundër, të deklaruar nga opozita për Leskajn çështja e 71 votave pro duket se është e zgjidhur.

Dekretimi i emrit të Bujar Lesksajt si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›