Banesa në mes të Tiranës kthehet në vendgrumbullim mbeturinash (FOTO)
Tiranë- Konflikti për pronën jo vetëm gjeneron mes palëve mosmarrëveshje që kanë shkuar deri në vrasje, por mesa duket është indirekt edhe ndotës potencial për mjedisin.
Pamjet qe shihni sot në platformën denoncuese dhe investiguese IDEA sjanë marrë në ndonjë fshtat i largët i harruar, por në mes të Tiranës, në një nga rrugët kryesore të saj atë të ‘Durrësit’.
Buzë trotuarit syri të kap një mbulesë dysheku nga e cila kundërmon një aromë e keqe brenda ambientit që përpiqet të mbulojë të kap syri pirgje alarmante më mbeturina.
Gazeta IDEA mësoi se banesa është braktisur nga pronarët e saj, të cilët nuk bien dakord me njëri-tjetrin se kujt i takon pronësia.
Siç shihet edhe nga pamjet godina e rrënuar është pushtuar nga mbetje të vjetra e të reja që kundërmojnë erë të keqe, e insektet kanë ngritur ‘perandori’. Banorët e zonave përreth na thanë se godina është kthyer në vend për endacakët, që jo pak herë drogohen aty. Po ashtu sipas tyre jetësa pranë saj është bërë e padurueshme për shkak të ndotjes.
Nga ana tjetër punonjësit e bashkisë nuk futen t’a pastrojë sepse cilësohet pronë private, e sakaq pronarët nuk marrin asnjë gjobë për ndotjen që i shkaktojnë mjedisit duke e lënë banesën në këto kushte si në imazhet e mëposhtme.
Banesa në mes të Tiranës kthehet në vendgrumbullim mbeturinash
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 5