E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja misterioze e një 35-vjeçari në Lezhë, hetim për vrasje e vetëflijim

MAKINA-POLICIELezhë- Një 35-vjecar është gjetur i pajetë mëngjes në qytetin e Lezhës. Sipas poilicisë së qytetit, i riu, i identifikuar si shtetasi Melsi Lorenci është gjetur në katin e parë të një banese në lagjen ‘Nënë Tereza’, i vrarë me një armë zjarri.

Por burimet e policisë ende nuk kanë dhënë një version të qartë zyrtar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje ku është kryer vetëvrasje, apo i riu është vrarë nga persona të tjerë.

Po sipas bluve, mësohet se 35-vjeçari jetonte në një banesë me qera, ishte i martuar dhe kishte edhe fëmijë.

Mendohet se mund të jetë vetëvrarë për shkak të problemeve ekonomike. Uniformat blu thanë gjithashtu se vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë me silenciator.

Ky është informacioni paraprak i autoriteteve zyrtare ndërsa po hetohet edhe në pistën e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›