Banesa rrezikon të shembet, familja jeton në tunel
TIRANE- Rrëshqitja e herë pas hershme e dheut rrezikon 6 pjestarë të një failje në periferi të kryeqytetit. Një pjesë e banesës ka pësuar shembje ndërsa zona e rrezikshme ndodhet vetëm një metër larg saj. Banesa ndodhet mbi majën e një kodre në zonën e ish repartit ushtarak në hyrje të komunës së Dajtit në Tiranë. Familjarët tregojnë se si të alarmuar rreth orës 6 të mëngjesit të së mërkurës panë me sytë e tyre se si u shemb një nga dhomat e shtëpisë. Momentalisht familja e varfër që mbahet vetëm me 80 mijë lekë të vjetra, jeton në një nga tunelet e kësaj zone që prej tre ditësh në varfëri të tejskajshme. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi e kanë të pamundur ndërtikimin e një tjetër banese. Rreziku është evident edhe për një tjetër shtëpi afër kësaj familjeje. Familja Noka është shpërngulur nga Kukësi pas viteve 90 dhe jetojnë prek vitesh me frikë dhe ankth pasi rrëshqitjet e dheut kanë qenë të herë pas hershme. (e.n/news24/BalkanWeb)