Përmbytjet, mblidhet Këshilli Ndërministror
TIRANE- Pasditen e sotme në Ministrinë e Brendshme është mbledhur Këshilli Ndërministror për situatën i cili ka vendosur ngritjen e një qendre të bashkimit operacional. Të gjithë ministrat e linjës do të jenë në kontakt me situatën më të fundit në Shkodër dhe pranë qendrës do kërkohet informacion cdo tre orë për ecurinë e saj. Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha e ke cilësuar emergjente situatën në Shkodër pas rritjes së prurjeve të ujit në hidrocentrale. Ministri kërkoi gjithashtu monitorim të saktë të evakuimit të banoreve si dhe shpërndarjen e ndihmave në ushqime për banorët. Këshilli Ndërministror u njoh dhe me shifrat më të fundit të Shtabit të Emergjencës në Shkodër. (e.n/BalkanWeb)