E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat e Tiranes rriten cmimet e shitjes por bien ato te qerave

Banesat me qera në kryeqytet, kanë njohur rënie gjatë gjysmës së parë të vitit 2011.

Sipas të dhënave, të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë, indeksi i qirasë ka shfaqur një luhatshmëri më të lartë gjatë 10 viteve te fundit, krahasuar me indeksin e çmimeve të banesave.

Pas rënies me rreth 4.5% në tremujorin e parë të vitit 2011, indeksi i qirasë për Tiranën shënoi rënie me rreth 12.8% në terma vjetorë nominalë gjatë tremujorit të dytë.

Në terma vjetorë realë, indeksi i qirasë shënoi rënie me rreth 16.2%.

Që prej vitit 1998, çmimet e banesave në kryeqytet kanë qenë në rritje të vazhdueshme.

Me fillimin e krizës dhe ngadalësimin e aktivitetit të përgjithshëm ekonomik, indeksi i çmimeve të banesave në kryeqytet u rrit mesatarisht me 7.8% në terma vjetorë.

Megjithatë, sipas BSH, në Tiranë vihet re një prirje rritëse e vazhdueshme e raportit të çmimit të banesave ndaj atij të qirave, ku Indeksi i çmimit të banesave shënoi një rritje vjetore prej 1.6% gjatë tremujorit të dytë të vitit
2011, duke ruajtur ritmin e tremujorit të mëparshëm.

I korrektuar për efektin e kursit të këmbimit, indeksi i çmimit të banesave për kryeqytetin shënoi rënie me rreth 1.2% në terma nominalë vjetorë dhe rënie me rreth 5.0% në terma realë vjetorë.

Zhvillimet në çmimet e banesave në tremujorin e dytë të vitit 2011, janë ndikuar nga një gjallërim i moderuar i ofertës dhe kërkesës.

Numri i lejeve të ndërtimit për banesa ka vijuar të rritet, në tremujorin e parë të vitit 2011.

Përmirësimi i këtij treguesi për dy tremujorë rresht sinjalizon për rritje të ofertës së ardhshme të banesave.

Nga ana tjetër, lehtësimi në kushtet e kreditimit për
blerje banese në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, tregon për një rritje të kërkesës, që mund të ketë shkaktuar rritjen e lehtë të çmimeve në tremujorin e dytë të këtij viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›