EU Observer Mbeshtetet transportimi i gazit natyror permes Shqiperse

Shqipërisë duket se po i buzëqesh fati në planin energjitik. Kjo pasi projekti madhor TRANSADRIATIK i transportimit të gazit natyror nga deti Kaspik në Europë duke kaluar nga Shqipëria, është projekti më i mbështetur nga dy projektet e tjera që konkurrojnë, NABUKO dhe IGI.
Nga të dhënat më të fundit, duket se është pikërisht realizimi i TRANSADRIATIK ajo që do të dali nga marrëveshja e tranzitit midis autoriteteve të Azerbajxhanit dhe Turqisë me konsorciumin Shah Deniz. Ky konsorcium ka analizuar të gjitha detajet teknike dhe tregtare të tre projekteve. Nga të gjitha analizat, është projekti TRANSADRIATIK që kalon nga Shqipêria që fiton.
Projekti TRANSADRIATIK, i njohur ndryshe si TAP, që vjen nga deti Kaspik përmes Turqisë, Greqisë dhe pastaj kalon në Jugu të Shqipërisë deri në Itali do të furnizojë me gaz natyror Ballkanin, Mesdheun dhe Europën qëndrore Eshtë rruga më e shkurtër, më pak e kushtueshme dhe më praktike për të transportuar gazin natyral nga Kaspiku në Europë, por edhe firmat që që e mbështesin atë janë konsorciume të fuqishme. Për këtë, që tani, po mendohet se ky projekt nga 10 miliard metêr kub për bit të dyfishojë kapacitetin e tij me 20 miliard metër kub për bit.
Në të përditshmen “EUobserver” thuhet , se edhe në rastin e konceptimit të koridorit jugor energjitik si shumëfazor, faza e parë duhet të jetë aprovimi i i menjëhershëm i TAP për të sjellur gazin natyror në Europë dhe për të shtuar burimet e gazit për konsumatorët europianë. Furnizimi i BE-së me gaz natyral nga Kaspiku është një prioritet i brukselit-së dhe arritja sa më e shpejtë e gazit natyror në territorin europian nxitet jo vetëm nga vetë europianët por edhe amerikanët.