E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjika Heqja e taksave doganore per tekstile tashme eshte fakt

Heqja e taksave doganore për tekstile dhe aksesorët është tashmë fakt dhe bizneset fasone janë duke pritur rezultatet e para. Kryerari I shoqatës së fasonistëve, Gjergji Gjika tregon për ABC news, se efektet e kësaj nisme do të jepen në një kohë të afërt. Gjithashtu, ai vlerëson nisma të tilla fiskale , të cilat janë në favor të këtij biznesi, që ka edhenjë numër të madh të të punësuarve në vend.

Ndër të tjera, zoti Gjika konfirmon se biznesi fason është rritur dhe xhvilluar shumë në periudhën e fundit.

Heqja e taksave doganore për veshjet pritet pritet të ndikojë edhe në futjen e më shumë produkteve në tregun vendase, duke ndihmuar në uljen e mundshme të cmimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›