Lagarde: Duhet të reagojmë, rritja ekonomike jo e mjaftueshme

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde ka deklaruar se rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme dhe ka ardhur koha për të reaguar.
“Në Evropë nevojitet një aksion urgjent dhe vendimtar për të lëvizur pasiguritë mbi bankat dhe debitorët sovranë”, është shprehur drejtoreshja e FMN-së, në lidhje me ndërhyrjen në bankat qëndrore në të gjithë botën.
Lagarde ka nënvizuar se pasiguri të shumta po transmetojnë rrezik në merkatot e vendeve të ndryshme. “Ekonomia botërore vazhdon të rritet, por nuk është e mjaftueshme kjo rritje. Rreziqet në ekonominë botërore po rriten. Jemi në një fazë të rrezikshme dhe rrezikojmë. Duhet të reagojmë”, ka deklaruar Lagarde.