Banesat me qira, tarifat e pagesës mujore
Procedurat për dhënien me qira të pasurive dhe institucioneve shtetërore. Zbardhen tabelat në lekë për metër katror sipas qytetit ku ndodhet
Emanuela Sako
Personat që kërkojnë të marrin ambientet shtetërore me qira nga shteti duhet të paguajnë një tarifë qiraje mujore, duke kategorizuar hapësirën dhe vendndodhjen e objektit. Në bazë të ligjit, administrimin e këtyre objekteve e bëjnë bashkitë e rretheve përkatëse. Me vendim të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar të gjitha tarifat që duhet të paguajnë qytetarët që kërkojnë të hapin një biznes apo aktivitet, sipas zonës dhe hapësirës që ata kërkojnë. Ndarja e bizneseve apo veprimtarive është strukturuar në tri kategori. Në kategorinë e parë përfshihen pasuritë që jepen për veprimtari ekonomike prodhuese. Në kategorinë e dytë përfshihen pasuritë që jepen për veprimtari të tjera ekonomike, si në shëndetësi, arsim, kulturë, sport etj. Ndërsa në kategorinë e tretë përfshihen pasuritë që jepen për shërbime si zyra, magazina ose për shërbim tregtar. Për këtë kategori, element konkurrimi është vetëm tarifa e qirasë mujore. Njëkohësisht, bashkia ka vendosur të gjitha tarifat përkatëse për çdo biznes që do të zhvillojë aktivitetin në ambientet e dhëna me qira.
Rrethet
Çdo qytetar është i lirë të marrë me qira një objekt shtetëror për ta përdorur për interesat personale. Por, përpara se të marrë objektin duhet të kryhet aplikimi pranë bashkisë përkatëse dhe njëkohësisht duhet t’u nënshtrohet rregullave të një konkurrimi.
Konkurrimi i grupeve të interesuara është i hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet e kërkuara. Elementet e konkurrimit për dhënien me qira të pasurisë shtetërore janë: niveli i investimit, në pasuri të paluajtshme, për përmirësimin e pronës, i cili të jetë mbi 200% e vlerës së objektit. Po kështu, duhet të deklarohet qëllimi dhe niveli i investimit në tërësi, që do të bëhet në objekt, niveli i punësimit dhe tarifa e detyrimit mujor. Do të ndiqen procedura të tjera të dhënies me qira dhe enfitoezë të disa objekteve, si ndërtesa, trualli i lirë funksional (jo nën ndërtesë); makineritë, pajisjet dhe linjat e prodhimit, sipas klasifikimit të tyre në kategori. Kështu, për sipërfaqet deri në 200 m2, të cilat nuk u nënshtrohen proceduarve të konkurrimit, drejtuesi i ndërmarrjes apo i shoqërisë duhet të bëjë një planifikim të ambienteve me sipërfaqet e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqet e truallit të lirë funksional (jo nën ndërtesë), të cilat do të jepen me qira kryesisht njëvjeçare, të ndara sipas kategorive. Drejtuesit e ndërmarrjeve apo shoqërive, pasi të kenë përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, do të lidhin kontratat me subjektin që ofron vlerën më të lartë të qirasë për çdo ambient. Dokumentacioni i paraqitur duhet të përmbajë propozimin e ndërmarrjes për dhënien me qira sipas kategorizimit të veprimtarisë, genplanin e objektit, sipërfaqen e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqen e truallit të lirë funksional (jo nën ndërtesë) i konfirmuar nga Urbanistika pranë bashkisë dhe drejtuesi i ndërmarrjes. Po kështu, një listë të plotë të makinerive e pajisjeve, linjave teknologjike, vlerën dysheme të detyrimit mujor, si dhe konfirmimin nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Për sipërfaqet mbi 200 m2, drejtuesi i ndërmarrjes apo i shoqërisë duhet të bëjë një planifikim të ambienteve me sipërfaqet e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqet e truallit të lirë funksional (jo nën ndërtesë), të cilat do të jepen me qira. Lista e ambienteve të planifikuara, e shoqëruar me genplanet e miratuara për çdo ambient, duhet dërguar për miratim nga Këshillit Bashkiak. Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, njoftimi për botim shpallet 4 herë në Buletinin e Njoftimeve Publike. Njoftimi do të përmbajë të dhënat për objektin, kategorizimin e veprimtarisë, pikët vlerësuese për elementet e konkurrimit, dokumentacionin e konkurrentëve, vendin, datën, orën. Data e konkurrimit do të jetë gjithmonë pas një muaji nga data e botimit të fundit.
Tarifat
Tarifa dysheme e detyrimit mujor për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfitoezë, caktohet si shumë e tarifës për ndërtesë, truallin e lirë, funksional, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet, galeritë etj. Të gjitha këto tarifa përcaktohen nga specialistët pasi është bërë vlerësimi i objektit dhe përcaktimi i veprimtarisë që do të përdoret.
Trualli nën ndërtesë përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës. Për terrenet sportive, tarifa dysheme e qirasë mujore është 50 lekë/m2 në muaj, brenda qytetit.
Tarifa e qirasë sipas zonës ku përfshihen ndërtesat
Tiranë
Brenda Unazës së Vjetër të Bashkisë së Tiranës, pagesa do të jetë jo më pak se 300 lekë/m2 në muaj.
Jashtë unazës e brenda vijave kufizuese të Bashkisë së Tiranës, pagesa do të jetë jo më pak se 200 lekë/m2 në muaj.
Për ndërtesat që do të përdoren si zyra, zyra doganore, dyqane “duty free” dhe agjenci shërbimi në aeroporte dhe dogana, jo më pak se 2500 lekë/m2 në muaj.
Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë mujore është 100 lekë/m2 në muaj.
Për truallin e lirë, funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20% e tarifës dysheme të detyrimit mujor, të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.
Për terrenet sportive, tarifa dysheme e qirasë mujore është 50 lekë/m2 në muaj, brenda qytetit.
Për rrethet
Brenda vijave kufizuese të Bashkive: Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, pagesa do të jetë jo më pak se 150 lekë/m2 në muaj dhe jashtë vijave kufizuese të këtyre bashkive jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj.
Brenda vijave kufizuese të Bashkive: Bilisht, Ersekë, Ballsh, Peqin, Tepelenë, Dibër, Pukë, Kukës, Përmet, Delvinë, Bulqizë, Gramsh, Has, Kuçovë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Rrëshen, Skrapar, Tropojë, Ura Vajgurore, Manëz, Sukth, Shijak, Fushë-Krujë, Cërrik, Patos, Roskovec, Divjakë, Libohovë, Maliq, Shëngjin, Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Selenicë, Orikum, Konispol, si dhe të bashkive të tjera, që do të shpallen të tilla me akte ligjore, pagesa do të jetë jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj brenda vijave kufizuese.
Jashtë vijave kufizuese të bashkive të sipërpërmendura, pagesa do të jetë jo më pak se 50 lekë/m2 në muaj.
Për objektet voluminoze si: rezervuarët, depozitat dhe silloset, që jepen me qira, me qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve të Tiranës, Beratit, Durrësit, Fierit, Korçës, Lushnjës, Pogradecit, Sarandës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Kavajës, Krujës, Laçit e Lezhës, tarifa dysheme e qirasë është 400 lekë/m3 në muaj.
Ndërsa jashtë vijave kufizuese të këtyre qyteteve, si dhe në të gjitha zonat e tjera, tarifa e qirasë është 200 lekë/m3 në muaj.
Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë është 100 lekë/ m2 në muaj.
Për truallin funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor, të përcaktuar për ndërtesat.
Trualli nën ndërtesë (objektit) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.
Për terrenet sportive, tarifa dysheme e qirasë është 50 lekë/m2 në muaj, brenda qytetit dhe 30 lekë/m2 në muaj jashtë qytetit.
Aktiviteti
Zyra doganore
Dyqane “Duty Free”
Agjenci shërbimi
Agjenci shërbimi në porte
Terren sportiv
Shëndetësi
Arsim
Kulturë
27 Mars 2009