Vrasja e policëve, burg për vrasësin

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë sot masën, arrest me burg për Afrim Hasanin, vrasësin e dy policëve. Sipas prokurorit të çështjes ka mjaft prova për implikimin e Hasanit në vrasjen e policëve disa ditë më parë dhe gjithashtu vetë Hasani ka pohuar vrasjen. Prokurori gjithashtu ka shtuar se një tjetër provë kundër vrasësit Afrim Hasani është dhe arrestimi në kushtet e flagrancës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënmëri të rrethit të Kukësit ku Afrim Hasani qëlloi dy policët Shkëlzen Dobrushi dhe Ramazan Hila duke i lënë ata të vdekur në vend. Dy efektivët e policisë rrugore të komisariatit të këtij qyteti, janë vrarë në momentin që po merrnin detyrën.