Si mund të rifitohet prona pas korrigjimit të titujve të pronësisë
Dosja me dokumente që duhet të dorëzojnë qytetarët për të regjistruar pronën. Procedurat e reja që do të zbatohen nga të gjitha komisionet vendore
Laureta Rryçi
Tiranë - Zbardhen procedurat që do të ndiqen për krijimin e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si pasojë e korrigjimeve të kryera nga komisioni vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë. Pas këtij vendimi të qeverisë, të gjithë qytetarët që duan të korrigjojnë aktet e pronësisë do të ndjekin një procedurë nëpër të cilën do të shqyrtohet kërkesa e tyre. Këshilli i Ministrave ka autorizuar komisionet vendore të merren me shqyrtimin e këtyre kërkesave. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të plotë këtë vendim dhe po e boton në numrin e sotëm. Midis të tjerave përcaktohet dosja me dokumente që duhet të dorëzojnë të gjithë aplikuesit si dhe afatet që do të zgjasin procedurat në fjalë.
Vendimi
Vendimi më i fundit i qeverisë ka përcaktuar se në rastet kur kërkohet korrigjimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi, pranë komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë, do të krijohet dokumentacioni i ri ligjor, në bazë të të cilit lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi. Pranë komisionit vendor, qytetari duhet të paraqesë kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi, certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dheose e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes: 1.8.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore; 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore. Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrësngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës. Planvendosjen e ngastrës, që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar. Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore më 1.8.1991 ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992. Për këtë, qytetari duhet të depozitojë shkresën nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt. Nëse sipas informacioneve të mësipërme nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument që vërteton faktin e mësipërm.
Kërkesa
Komisioni vendor i kërkon kryetarit të komunës ose bashkisë sipërfaqen e tokës bujqësore të vënë në dispozicion për t’u ndarë më 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave, për ish-ndërmarrjet bujqësore. Po kështu, u kërkohet edhe numri i frymëve më 1.8.1991 sipas fshatrave, normën e tokës bujqësore në metër katrorë për frymë. Kërkesë tjetër që bëhet nga komisioni vendor është edhe për konfirmimin se është lëshuar apo jo fakti i marrjes së tokës në pronësi, në sipërfaqen e tokës objekt pretendimi për persona të tjerë. Komisioni vendor i kërkon seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës konfirmimin e zërit kadastral, si për ngastrën sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi, të paraqitur edhe për ngastrën e pretenduar. Komisioni vendor do t’i kërkojë zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme konfirmimin e gjendjes juridike aktuale të pronësisë për ngastrën për të cilën pretendohet nga qytetari.
Korrigjimi
Komisioni vendor, në bazë të dokumentacionit të ri, vendos për korrigjimin ose jo të aktit të marrjes së tokës në pronësi. Ky vendim do të përmbajë familjen bujqësore që fiton të drejtën e pronësisë, ku janë pasqyruar të gjithë pjesëtarët dhe pjesët takuese që ata kanë në këtë bashkëpronësi, sasinë dhe zërin kadastral (arrë, pemëtore, ullishte, vreshtë) të tokës bujqësore shtesë, për të cilën do të vendoset të jepet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi, emrat e pronarëve kufitarë të pronës, sipas numrave kadastralë të ngastrave si dhe planvendosjen e ngastrës, të ngjyrosur e të dallueshme nga ngastrat kufitare.
Vendimi
Ky vendim i Komisionit vendor titullohet “Vendim për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi” dhe do të hartohet në dy kopje origjinale, njëra nga të cilat, së bashku me dokumentacionin e krijuar, mbetet pranë komisionit vendor. Ky i fundit do të plotësojë në katër kopje origjinale aktin e ri të marrjes së tokës në pronësi. Komisioni vendor do të dërgojë në këshillin e qarkut autorizimin dhe kopjen origjinale të vendimit të mësipërm, për lëshimin e aktit të ri të marrjes së tokës në pronësi.
Dokumentacioni që duhet të përmbajë dosja
Qytetari duhet të paraqesë kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi.
certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dheose e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes 1.8.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore; 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrësngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës.
Planvendosjen e ngastrës, që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar.
Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore më 1.8.1991 ose punonjës ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992. Për këtë, qytetari duhet të depozitojë shkresën nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt.
Nëse sipas informacioneve të mësipërme nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument që vërteton faktin e mësipërm.
27 Mars 2009