E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrik Sueiz me pamje të mjerueshme



Vazhdon beteja e gjatë kundër kancerit për heroin e “Dirty Dancing”, Patrik Sueiz. Aktori që vuan nga një tumor në pankreas është fotografuar shumë i dobët dhe pa flokë për shkak të kurave, të cilat e ndihmojnë për dhimbjet. E përjavshmja “Oggi” publikoi disa fotografi të yllit të Hollivudit. Ndërkohë, Sueiz po përgatitet për sezonin e ri të serisë televizive “The Beast” në të cilën është njëri prej protagonistëve. Lajmi u konfirmua nga mikja e tij Upi Goldberg, me të cilën ka luajtur në filmin e famshëm “Ghost”. Në një intervistë Goldberg përgënjeshtroi lajmin se për Sueiz kanë mbetur edhe disa javë jetë, duke shtuar: “Nuk mendoj se mund të flasim për data skadencash, pasi bëhet fjalë për një njeri. Ai është një mik me moral të lartë dhe po mendon të shkruajë një libër së bashku me bashkëshorten Liza. E përjavshmja “Oggi” bën të ditur edhe se Sueiz kurrë nuk ka hequr dorë nga duhani dhe për këtë arsye pi rreth 60 cigare në ditë. “Meqenëse ka pak shpresa për të jetuar, pse duhet të privohem nga kjo kënaqësi?” - mësohet të ketë thënë aktori.

26 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›