Banesat sociale 96 familje duhet te presin 2011

FIER/ Projekti parashikonte perfundimin e pallateve me 1 dhjetor por nje gje e tille nuk ka ndodhur
FIER - Banesat sociale ne Bashkine e Fierit nuk perfunduan me 1 dhjetor sikurse ishte parashikuar ne kontraten mes Bashkise Qeverise Shqiptare dhe Keshillit Evropian.
Jane pikerisht keta tre aktore qe mundesojne ndertimin e Projektit te tre Banesave Sociale te cilat filluan ne 1 shtator 2009 me nje vlere prej 320 milione lekesh per te pastrehet ne qytetin e Fierit. Bashkia Fier ka marre pjese ne kete projekt me 90 milione leke qe nga viti 2008 -2009 -2010 pra ajo ka dhene pjesen e saj ne kete projekt.
Edhe pse buxheti i saj 2010 kishte probleme Bashkia Fier vazhdoi me 1/12-n e buxhetit te vitit 2009. Drejtori i Pergjithshem i Zbatimit te Legjislacionit prane bashkise Luan Cala tha se shkaku i mosperfundimit te tyre ishte nje vendim i keshillit bashkiak te Fierit te muajit nentor te vitit 2010 qe e shtyn perfundimin e ketyre apartamenteve deri ne mars te vitit 2011 per shkak se realizimi i projektit nuk u be i mundur dot ne fund te vitit 2010 si dhe te kohes se keqe qe ka mbajtur gjate vitit 2009.
Nderkohe sipas Cales Bashkia Fier ka filluar procedurat per perjashtimin dhe seleksionimin e familjeve qe do te trajtohen ne banesat sociale me qira duke u mbeshtetur ne shkresat e Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit dhe ne manualin e zbatimit te projektit qe eshte hartuar nga BERZH.
Ne keto kushte nuk do te mbahet dot premtimi per ndarjen e apartamenteve per te pastrehet brenda ketij viti. Projekti i Banesave Sociale parashikon ndertimin e 3 pallateve me gjithsej 96 apartamente.
Deri tani jane ndertuar 3 pallate por nuk jane perfunduar si objekte banimi. Keto pallate po ndertohen ne lagjen Kastriot. Ne Fier jane mbi 1200 te pastrehe qe kane aplikuar per te perfituar strehim ndersa kriter baze per perzgjedhjen e fituesve do te jene te ardhurat e ketyre familjeve te cilat do te jene transparente.
Nga ana e Bashkise Fier - shprehet Luan Cala - eshte ngritur komisioni qe do te beje seleksionimin per zgjedhjen e ketyre familjeve te cilat do te trajtohen. Komisioni ka filluar dhe te gjithe materialin e perzgjedhur do tia paraqese keshillit bashkiak per te vendosur ai perfundimisht se kush nga keto familje do te perfitoje nga keto programe sociale.
Banesat sociale do te jepen me nje qira simbolike rreth 3 mije leke ne muaj per 20 vjet. Vetem pas ketij afati poseduesit e tyre mund te aplikojne per ta privatizuar banesen.