Brace Po perdoren vrases per te na mbyllur gojen

25 dite me pare Berisha paralajmeroi kercenimin / Ujku i droges Daut Kadriovski dergon nje CD ku kercenon krere dhe deputete te opozites. Rama dhe Brace akuzohen per trafik dhe vrasje. Kercenime edhe per politikanet ne Kosove dhe Maqedoni
Daut Kadriovski nje emer i vjeter i trafiqeve te droges dhe i njohur si anetar i bandes se Ujqerve Gri ne Rome ka postuar ne adresa politikanesh nje video-interviste ku akuzon thuajse te gjithe ata qe kane qene ne pushtet ne vitet 2001-2002 ne Shqiperi Maqedoni e Kosove.
Shqiptaro-maqedonasi Kadriovski i drejtohet nenkryetarit te grupit parlamentar socialist Erjon Brace dhe kreut te PS-se Edi Rama duke i kerkuar qe te nderpresin fushaten e tyre politike kunder qeverise Berisha per aferat e korrupsionit. Ne intervisten e tij permenden gjithfare emrash te tjere socialiste te periudhes 2001-2002 si Fatos Nano Makbule eco etj.
Nderkohe ne Maqedoni dhe Kosove i drejtohet Hashim Thacit e Jakup Krasniqit te PDK-se dhe Menduh Thacit kryetarit te PDSH-se.
CD-ja e cuditshme ka mberritur ne Tirane diten e hene me 20 dhjetor. Edhe me i habitshem rezulton fakti qe Sali Berisha ne nje nga momentet e tij te nervozizmit ne Kuvend paralajmeroi 25 dite me pare me fjale krejtesisht te ngjashme CD-ne e Kadriovskit .
Ne pjesen shqiptare Brace dhe Rama kercenohen se do behet publike nje ngjarje ku ata sipas derguesit te CD-se akuzohen per vrasje dhe trafik droge.
Ishte nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace qe beri publik dje kercenimin. Kadriovski qe njihet me disa emra eshte nje prej eksponenteve kryesore te mafies ne Europe. Me poshte denoncimi i Erjon Braces..
...Sic ju e dini nje grup i madh deputetesh te grupit parlamentar te PS por nje numer akoma me i madh ekspertesh te pavarur jane angazhuar ne nje proces serioz konkret dhe pa diskutim efikas te transparences ndaj akteve te qarta te korrupsionit qeveritar te perfaqesuara denjesisht dhe te udhehequra nga Sali Berisha.
Ky proces po tregon Shqiperine dhe shqiptaret qe vidhen 24 ore te cdo dite te vitit.
Sali Berisha ne cilesine e Kryeministrit te Republikes eshte angazhuar drejtperdrejte ne relativizimin e kesaj fushate historike transparence natyrisht eshte angazhuar drejtperdrejte dhe ne nderprerjen e saj duke sulmuar atakuar shpifur dhe kercenuar drejtperdrejt.
Sali Berisha po e ben kete gje duke mos kursyer ne asnje minute te veprimtarise se tij politike dhe shteterore edhe bashkepunimin direkt me krimin e organizuar madje se fundi duke njehsuar struktura te posacme te qeverise struktura okulte te Ministrise se Brendshme dhe policise se shtetit pikerisht ne kete bashkepunim kriminal me krimin e organizuar kunder perfaqesuesve te opozites.
Diten e hene pas nje mbledhje pune ketu ne seline e PSSH personeli me ka vene ne dispozicion kete zarf sherbyer ne seline socialiste te Shqiperise nga Posta e Tiranes. Brenda tij eshte nje kartoline dhe brenda kesaj kartoline eshte nje CD.
Nga ana e pasme te se ciles eshte materializuar ky tekst Ke 24 ore kohe ndryshe kanalet televizive do ta publikojne. Ne fund fare eshte lene nje numer celulari qe nga prefiksi duket qe eshte numer i Maqedonise ne fund fare ka emrin Daut Kadriovski.
Ne permbajtje te kesaj CD shtetasi Daut Kadriovski i njohur per CV e tij kriminale i kerkuar ne me shume se 13 shtete i perfshire ne aferat me te ndyra te krimit te organizuar dhe korrupsionit deshmon se kryetari i PSSH Edi Rama dhe une personalisht ne cilesine e deputetit jemi perfshire ne perdorim dhe ne trafik droge dhe ne fund fare ne dy vrasje. Njeri ketu ne Tirane dhe tjetri duke e hedhur nga kati i trete apo i katert ne Shkup te Maqedonise.
Njeherazi ne permbajtje te kesaj CD-je permendet gjithe klasa politike shqiptare ne rajon duke perfshire Hashim Thacin per te vijuar me Jakup Krasniqin Ramush Haradinaj dhe familjen e tij. Per te zbritur deri tek klasa politike shqiptare ne Maqedoni duke perfshire Mendu Thacin dhe partine e tij apo me tutje edhe Imer Selmanin e partine e tij.
Pra eshte nje CD komplekse ku nje prej perfaqesuesve me te regjur te krimit te organizuar mesa duket se fundmi i lire shfaqet i perdorur politikisht nga Sali Berisha dhe strukturat e tij okulte per te perfolur per te shpifur per te atakuar per te sulmuar per te njollosur pothuajse perfaqesuesit kryesor te politikes shqiptare jo vetem ne Tirane por edhe ne rajon.
Natyrisht gjithsecili mund te pyes sot se perse po e atashon kete ceshtje me Sali Berishen. Ne momentin e pare qe jam njohur me permbajtjen e kesaj CD-je kam cuar ne mendje seancen parlamentare te diskutimit te buxhetit per vitin 2011.
Seanca eshte e dates 25 nentor 2010 dhe menjehere mbas fjales sime ne emer te grupit parlamentar te PS ne sallen e kuvendit Sali Berisha me eshte shprehur saktesisht keshtu
..Pse nuk e thua Jo more zoteri ti je i keqperdorur. Nje njeri nuk keqperdor nje njeri qe ka nje histori shume te dhimbshme personale nje histori te dhimbshme sociale dhe politike. Ti i di shume mire lidhjet e tij me Kadriovskin se jane edhe te tuat.
Po po jane edhe te tuat se jane me deshmi. Ti di shume mire historine e te ndjeres Din se eshte historia jote dhe e Edi Rames. Ti i di shume mire historite e Gines ti je zevendesi i tij ketu sot prandaj edhe ti nuk vuan as perpara shpirtrave te kater foshnjave...
Ky eshte procesverbali i seances plenare. Keto qe sapo citova jane fjalet e Sali Berishes te thena ne daten 25 nentor te ketij viti nderkohe qe kjo CD me deshmi te Daut Kadriovskit ka patur ne sfond nje peme krishtlindjesh.
Qe do te thote qe kjo ka ardhur ne kohe pas nje urdhri verbal te Sali Berishes ne krye te strukturave oklute qe bashkepunojne sot me krimin e organizuar per ti mbyllur gojen PS kryetarit te saj deputeteve te angazhuar ne luften kunder trafikut dhe korrupsionit te qeverise se Sali Berishes.
Pikerisht te njohur me keto fakte gjykuam qartesisht gjate ketyre dy diteve se po kalojme nga nje faze e shpifjeve politike per konsum publik te Sali Berishes bere ane e kend Shqiperise nga salla e Kuvendit ne nje faze te re.
Sali Berisha po bashkepunon me krimin e organizuar po zevendeson krimin e organizuar po perdor krimin e organizuar tashme jo per akuza dhe shpifje banale politike por per akuza te rreme penale. Qe tregon me se miri se Sali Berisha po prek fundin por edhe se Sali Berisha po behet shoqerisht i rrezikshem per cdo shqiptar qe refuzon ti nenshtrohet.
Duke gjykuar kete moment te rendesishem dje kryetari i PS Edi Rama dhe une ne cilesine e deputetit i Republikes se Shqiperise kemi marre kontakt me Presidentin e Republikes e kemi informuar per gjithcka po ndodh i kemi vene ne dispozicion keto dokumente dhe keto fakte.
Natyrisht qe kemi paralajmeruar se ne jemi ne dijeni te qarte dhe te plote te nje angazhimi serioz te Sali Berishes per te vijuar kete veprimtari kriminale perkundrejt opozites politike ne Shqiperi dhe me te tjera raste permes nje strukture okulte brenda radheve te policise se shtetit qe po shetit qeli me qeli te ketij vendi madje dhe jashte tij per te gjetur njerez te inkriminuar dhe per te mbledhur deshmi te rreme qartesisht te rreme perkundrejt perfaqesuesve te opozites per ti mbyllur gojen.
Menjehere pas kontaktit me Presidentin e Republikes ne vijim te angazhimeve tona institucionale sot ne mengjes kam marre dhe kam vene ne dijeni prokurorin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Tiranes.
Per sa kohe qe vepra penale e shpifjeve dhe shantazhit te drejtperdrejte kunder deputetit te Kuvendit dhe kryetarit te partise per shkak te detyres eshte kryer ne territorin e Tiranes. Menjehere pas ketyre kontakteve do te depozitojme sot pa u vonuar asnje minute kallezimin penal.
Per ta mbyllur do doja te vija ne dijeni te gjithe opinion publik se i gjithe qellimi i kesaj historie eshte qe opozita te nderprese fushaten e saj te mirepritur te shumekerkuar ne kete vend kunder korrupsionit.
Sot po ju them qe Sali Berisha eshte ne dijeni te plote te publikimeve shume te renda dhe serioze qe do te kulmojne ditet ne vijim dhe te cilat nuk e mbajne me dot ne kembe qeverine e Sali Berishes. Po ju them nuk e mbajne dot me ne kembe qeverine e Sali Berishes.
Do doja ta mbyllja gjithe kete denoncim duke derguar nje mesazh te qarte jo vetem timin personal por secilit prej deputeteve te PS Shprehim neverine e qarte perkundrejt ketyre akteve te drejtuara nga Sali Berisha dhe krimi i organizuar. Refuzojme kategorikisht ti nenshtrohemi ketyre praktikave kriminale tipike mafioze te nje qeverie te korruptuar dhe ne ikje.
Garantojme cdo shqiptar se fushata jone e transparences perkundrejt akteve korruptive perkundrejt zyrtareve te korruptuar perkundrejt produktit kriminal te korrupsionit nuk do te ndalet.
Ne nuk jepemi ne do ta cojme deri ne fund kete fushate kunder korrupsionit per te cliruar njehere e mire Shqiperine nga njerezit e korruptuar nga pushtetaret e korruptuar dhe per ti dhene lirine shqiptareve te jetojne ne kete vend jeten e tyre te ardhmen e tyre te ndershme dhe me djersen e ballit...
Pyetja qe ngrehet me baze logjiken e thjeshte eshte Si e dinte kryeministri i Shqiperise permbajtjen e intervistes perpara se ajo te behej
Vete S.Berisha nuk ka bere dje ndonje koment per kete ndersa Brace eshte shprehur Do te thote qe xhirimi i kesaj interviste ka ardhur ne kohe pas nje urdhri verbal te Sali Berishes ne krye te strukturave okulte qe bashkepunojne sot me krimin e organizuar per ti mbyllur gojen PS-se.
Bosi i droges u arrestua ne Golem ne 5 shtator 2001. Biznesi i tij lulezoi pas vitit 1992
Kadriovski Politikanet shqiptare i njoha nga kriminelet
Daut Kadriovski ka qene i arrestuar ne Gjermani ne vitin 1985. Ne vitin 1993 ai arriti te dale nga burgu. U arrestua serish ne Shqiperi ne Golem me 5 shtator 2001. 52-vjeccari shkupjan ishte ndaluar ndersa kerkohej nga Interpoli ne 184 shtete me akuza nga Italia Gjermania e deri nga Australia. Cilesohej si peshkaqeni i narkotrafikut. Mbi vete kishte nje skede te mbushur kriminale.
Policia e Tiranes e arrestoi per llogari te Interpol Romes pasi ishte denuar me 12 vjet burg. Do te ekstradohej ne janar 2002. I njohur me emrin e rreme Mehmet Ajdini ai kerkohej edhe nga Gjermania e Hungaria per nje numer te madh akuzash ku kryesorja eshte ajo e droges e me pas vrasje e arratisje nga vendi i denimit.
Ne gjykate tha Ne gati dhjete vjet te aktivitetit tim ne Shqiperi jam njohur e kam pasur marredhenie me njerez te te gjitha kategorive perfshi edhe ministra e politikane. Kam ardhur ne Tirane duke filluar nga viti 1992. Ne atdheun tim ne Maqedoni nuk mund te shkoja lirshem pasi kisha bere burg per shkak se u rraha me nje polic prandaj preferova Tiranen.
I veshur si bamires dhe me emrin Daut Kadriu ai gjeti shume shpejt pikat e dobeta per te krijuar rrjetin. Sponsorizon ne vitet 1992 dhe 1994 udhetimet e grupit folklorik ne Australi ku kish kaluar nje pjese te jetes.
Merr ne pronesi ambiente bingosh ne Berat Fier dhe shume rrethe te tjera. Vijoi i qete nen emer te rreme aktivitetin e tij ne Shqiperi ku e kishte gjetur edhe gruaja australiane dhe femijet ne vitin 1998.
RD botoi letrat anti-Rama te Kadriovskit
Kadriovski dhe deshmite e tij nuk jane te panjohura per Berishen ndaj lidhja mes Berishes e Kadriovskit ne keto rregistrime ka gjasa te jete e vertete. Qe ne gusht 2008 organi i PD-se RD nis nje cikel shkrimesh me rrefimin e Daut Kadriovskit. Sipas saj baroni i droges flet per lidhjet e tij me funksionare te larte socialiste.
Gazeta botonte edhe letren e tij ku pershkruan veprimtarine e vet miqte armiqte trafikun njerezit e pushtetshem qe u njohen dhe u lidhen me te si e nxirrnin ne Greqi kokainen dhe heroinen me makina me targa RSH.
Sipas RD-se i ashtuquajturi Ujku gri e dergonte letren nga nje burg Italian ku vuante denimin me 12 vjet heqje lirie per trafik nderkombetar droge dhe te gjitha akuzat lidheshin me politiken e re qe po bente Edi Rama ne krye te PS-se.
Arrestimi i qete i bosit te mafias
Daut Kadriovski ka qene nje person i kerkuar pothuajse ne cdo shtet te botes por edhe nje mit per policine. E vetmja fotografi e tij e tregonte nje djale te ri ndersa ai ishte 52-vjec. Te vetmit persona qe e njihnin ishin dy agjente te sherbimeve sekrete maqedonase edhe keta shqiptaro-maqedonas. Keta dy njerez zbarkuan ne Shqiperi veren e vitit 2001 ne kerkim te Kadriovskit.
Ne bashkepunim edhe me Sherbimet Sekrete shqiptare ata e mbajten nen vezhgim per nje kohe te gjate ne plazhin e Golemit ku bente nje jete pensionisti se bashku me Dile Mirashin. Pasi mblodhen te gjitha te dhenat agjentet maqedonas dhe ata shqiptare i kerkuan policise arrestimin e tij. Nje grup special u nis nga Tirana pa ditur se ke arrestonte por te armatosur rende sepse dihej qe ishte i rrezikshem.
Ne te vertete ne momentin e arrestimit Kadriovski ishte shume i qete. Rreth ores 20.00 te pese shtatorit 2001 ai po pinte nje gote birre ne plazh kur pa veten te rrethuar nga policia. Shume qete ai ka zgjatur duart per ti vene prangat.
Kadriovski zevendesoi kocken me shufer platini
Ne vitin 1985 Daut Kadriovski eshte arrestuar nga policia gjermane me akuzen e trafikut te droges. Shqiptaro-maqedonasi punonte prej shume vitesh me boset e mafias italiane dhe ishte bere nje nga pikat kyce te trafikut te heroines nga vendet e lindjes.
Por teksa ishte ne pritje te nisjes se gjyqit ai arriti qe te arratisej nga burgu. Policia e ndoqi nga pas dhe e plagosi por nuk mundi ta kape.
Goditja e plumbit i kishte shkaterruar te gjithe femurin por per bosin e droges nuk kishte asgje te pamundur. Ai ka zevendesuar kocken me te gjate te trupit te nje njeriu me nje shufer te shtrenjte platini. Pas arrestimit tha se ishte i vetmi material qe nuk i bente alergji me mishin. 15 vjet me pas nga kjo histori atij i kishte mbetur vetem nje shenje e vogel dhe fakti qe calonte.
Vrasja e kirurgut qe i beri operacion plastik
Pas arratisjes nga burgu gjerman Daut Kadriovskit i duhej te fshihej serish. Urdher-arrestet ne emer te tij ishin shtuar dhe shume vende te botes e kishin vene ne krye te listes se tyre. Zgjidhja qe gjeti bosi i mafias ishte nje operacion plastik. Kirurgu qe beri operacionin e tij u vra pak kohe me pas. Policia gjermane akuzoi Daut Kadriovskin si autorin apo urdheruesin e vrasjes por kjo nuk u provua asnje here.
20 identitete te rreme
Daut Kadriovski levizte ne Europe duke perdorur 20 emra te ndryshem. Dy nga identitetet e tij me te perdorura ishin Daut Kadriovski dhe Mehmet Ajdini. Ne banesen ku jetonte u gjeten tre pasaporta shqiptare turke dhe jugosllave me emrat Daut Kadriu Daut Kadriovski dhe Daut Kadrijevski. Ne gjykate ai paraqiti edhe nje pasaporte te nxjerre ne Bulqize me emrin Ismet Caka.
Denimi me 12 vjet burg ne Itali
Origjina e aktivitetit te Kadriovskit ishte Turqia ku 52 vjecari kishte lidhje te fuqishme qe e bene te famshem ne fushen e droges. Ndersa Italia ka dhene per te vendimin e formes se prere me 12 vjet burg si nje nga anetaret e bandes ujqerit gri te njohur ne lagjen Maniglia te Romes. Nje bande prej 20 personash veprimtaria e te cileve u shkaterrua ne vitet 1994-1995.
Lidhja me Dile Mirashin
Bosi i heroines Kadriovski kishte zgjedhur Shqiperine si nje vend pushimesh te qeta. Ne vitin 1998 nje mik ne ish-lokalin Kumanova e prezanton me kamarieren Dile Mirashi gjellet e se ciles i pelqenin shume.
Nuk kalon shume kohe dhe Kadriovski vendoset ne shtepine e saj jetonte e vetme ne nje banese ne lagjen Niko Avrami. Qe nga ai moment ata fillojne te bashkejetojne. Se bashku kane qene edhe ne plazhin e Golemit ne momentin e arrestimit. Ne sallonin e shtepise policia gjeti 25 grame heroine te paster per te cilen shqiptaro-maqedonasi tha e perdor kur kam dhimbje te kembes. Dile Mirashi ka lindur ne fshatin Fushe-Kuqe te Lacit.
Vdekja misterioze e Dile Mirashit
Dile Mirashi provoi per 30 dite te ftohtin e qelive shqiptare dhe me pas rifitoi lirine me vendim te gjykates se larte. Por njeriu qe jetoi per disa vite me bosin e heroines nuk mundi ta gezonte lirine per shume kohe. Pak kohe me pas ajo vdiq. Zyrtarisht shkaku i vdekjes ishte hemorragjia cerebrale por mbi pak njerez e besuan kete version zyrtar. Dile Mirashi dinte shume gjera per Kadriovskin dhe miqte e tij.