Qelloi te atin me thike adoleshentja Me ka nxire jeten

Dhuna ne familje 10-fishim/ Kryefamiljari ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Fierit
FIER - Gjendja shendetesore e 58-vjecarit nga Fieri pas plagosjes me mjete te mprehta nga vajza e tij 14-vjecare sipas mjekeve te spitalit rajonal eshte e rende. Ka qene nje operacion i nderlikuar dhe i veshtire - shprehen mjeket kirurge te ketj spitali. - Ishin kater plage te shkaktura nga nje thike ku njera prej tyre ajo e pjeses mbi kerthize ishte e thelle.
Gjithsesi tashme 58-vjecari banor i lagjes 8 Shkurti ne Fier ndodhet ne sallen e reanimacionit dhe eshte nen mbikeqyrjen e personelit mjekesor. Krahas kujdesit qe po tregohet nga mjeket prane shtratit te te plagosurit te cilit po i jepet oksigjen per frymermarrje qendron vajza e tij e madhe. Ndersa vellai i 58-vjecarit nuk deshironte te prononcohej lidhur me kete ngjarje. Kjo sipas tij eshte nje ceshtje personale familjare midis vajzes dhe babait te saj.
shte drejtesia ajo qe do te zbardhe plotesisht kete ngjarje.
Nderkaq 14-vjecarja edhe pse e tronditur eshte marre ne pyetje nga oficere te policise gjyqesore ne prani te nje psikologeje. Vajza ka deshmuar se babai i saj e keqtrajtonte gjithnje dhe sidomos kur pinte.
Babai me ka nxire jeten mesohet te jete shprehur adoleshentja e cila lidhur me diten e ngjarjes dhe me mungesen dy dite rresht ne shkolle ka deklaruar Nuk kam shkuar ne shkolle dy dite pasi kisha shenja ne fytyre dhe me vinte turp nga shoqet.
Problemet me te atin duket se kane qene shume te thella pasi vajza eshte shprehur se nuk ka dashur ta shikoje me te atin gjate gjithe jetes se vet. 14-vjecarja eshte arrestuar paraditen e djeshme dhe eshte shoqeruar per ne qytetin e Vlores per tu gjykuar nga Gjykata e te Miturve.
Ngjarja e ndodhur mesditen e se martes eshte nje tjeter rast dhune qe i shtohet statistikave te renda ne qarkun e Fierit per vitin 2010. Ato tregojne njekohesisht dhe tendencen ne rritje qe ka ky lloj krimi brenda familjes.
Shefi i sektorit kunder dhunes ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier Flamur Molla dite me pare ne nje takim kushtuar dhunes ne familje ne Qarkun e Fierit publikoi statistikat e dhunes kryesisht brenda familjes ku objekt eshte femra.
Ky vit ka qene nje vit i nje pune intensive per te evidentuar rastet e dhunes kryesisht ndaj grave brenda familjes pasi te gjithe e dime qe ne familjen shqiptare gruaja shqiptare mbart rezerva per ta bere publike dhunen brenda familjes edhe pse ajo mund te jete objekt i sulmeve te vazhdueshme dhe me pasoja fatale.
Gjate vitit 2010 ne kemi te arkivuara dhe kemi trajtuar 85 raste qe duke i krahasuar me dy vitet e kaluara shenojne qarte nje ndryshim shume te madh.
Ne vitin 2009 kemi pasur 9 raste te dhunes brenda familjes dhe ne vitin 2008 vetem 5 te tilla- u shpreh ne takim shefi i sektorit kunder dhunes ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier Flamur Molla teksa vijoi se nese do te duam qe te luftojme dhunen nuk besoj se mjafton vetem deshira e mire.
Duhet qe te zbatohet ligji qe tashme ka hyre ne fuqi qe ne vitin 2008 apo burimet njerezore por ne radhe te pare kerkohet bashkepunimi nderinstitucional nje fond posacerisht per keto raste dhe nje strukture staf e specializuar dhe nje qender enkas per trajtimin e ketyre rasteve.
Rastet e dhunes se trajtuar ne qarkun e Fierit
Viti 2010 - 85 raste
Viti 2009 - 9 raste
Viti 2008 - 5 raste