E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Letersia, monumenti me i madh i shqiptareve

Kryeministri Berisha vizitoi dje Panairin e Librit "Tirana 2012" te celur ne mjediset e Pallatit te Kongreseve. Edicioni i 15-te i ketij panairi, organizuar ne kuader te festimit te 100 vjetorit te pavaresise, sjell per lexuesin shqiptar 60 mije botime te ndryshme, nga te cilat 1500 jane tituj te rinj, ne pjesen me te madhe te tyre me subjekte nga ngjarje te rendesishme historike te ketyre 100 viteve. Berisha vizitoi stendat e hapura ne te tre katet e Pallatit te Kongreseve dhe u takua e bisedoi me botues, shkrimtare e perkthyes shqiptare, si dhe vizitore te shumte qe ndodheshin aty. Kryeministri bleu disa botime te ndryshme, midis te cileve edhe shume libra per femije per niperit dhe mbesat e tij.

Kryeministri vleresoi kolanen e cmuar te librave historike, te cilet sjellin per lexuesin ngjarje dhe fakte te pasqyruara me vertetesi dhe korrektesi, ashtu sic kane ndodhur ne realitet. "Keto botime nxoren te vertetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifikimi primitiv i historise. Natyrisht jane plotesisht te merituara, jane emancipuese, sepse paraqesin historine e shqiptareve e personaliteteve, e udheheqesve te tyre ashtu sikunder ajo ka qene", - u shpreh kryeministri.

"Ne 100 vjetorin e pavaresise, ne kuroren e tij, shkelqejne librat e historise se kombit shqiptar gjate ketyre 100 viteve, libra te cilat vendosin ne piedestal te vertetat historike 100 vjecare te shqiptareve, libra te cilat shenojne nje kapitull te ri ne te verteten historike shqiptare, libra qe iu japin mundesi te rinjve, te rejave, grave dhe burrave, te moshuarve dhe qytetareve te te gjitha moshave te njihen me historine 100 vjecare te ketij kombi dhe te ketij vendi", - tha z.Berisha dhe shtoi: "Keto botime realizuan nje nga objektivat me madhore te shqiptareve per 100 vjetorin. Ato nxoren te vertetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifikimi primitiv i historise. Dhe erdhen ne nje vit me te rendesishem, ne vitin e 100 vjetorit". Natyrisht, - vazhdoi ai, - jane plotesisht te merituara, jane emancipuese, sepse paraqesin historine e shqiptareve e personaliteteve, e udheheqesve te tyre ashtu sikunder ajo ka qene. Momenti i vetem dhe i rendesishem ne vleresimin e tyre eshte qe te kthehemi pas dhe te vleresojme ngjarjet dhe zhvillimet ne driten e kohes kur kane ndodhur sepse kjo do te beje qe ne te kuptojme me mire historine tone.

Per cdo njeri te qyteteruar, per cdo komb te qyteteruar, - tha z.Berisha, - te vertetat historike jane te nje rendesie te dores se pare. Por letrat shqiptare vijne ne kete panair me nje krenari te vecante, sepse ju paraqesin lexuesve kryevepra shqiptare, jo vetem te letersise shqiptare dhe te rajonit, por te letersise boterore, vepra te Ismail Kadarese, te cilat mbeten sot nder librat me te vleresuar dhe me te kerkuar te kohes ne mbare boten; vepra te Fatos Kongolit; vepra te poeteve, te shkrimtareve te shquar shqiptare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›