Banesat sociale, kufiri maksimal dhe minimal i pagesë mujore që duhet të kenë aplikantët
Emanuela Sako
Për të marrë një shtëpi me qira të ulët, apo të aplikosh për banesa sociale me kosto të ulët, familjarët duhet të kenë një sasi të ardhurash mujore. Bashkia e Tiranës ka përcaktuar të gjitha të ardhurat minimale dhe maksimale për të gjithë aplikantët që kërkojnë të përfitojnë nga programet e Bashkisë për strehimin social. Sipas tarifave të përcaktuara për banesë me qira të ulët, në zonën e qendrës së Tiranës, çmimi i bonusit ka pësuar rritje. Ndërsa në zonat periferike tarifa për shtëpi në periferi ka pësuar ulje edhe të ardhurat mujore për aplikantët, duhet të jenë më të ulëta. Të gjithë qytetarët që do të përfitojnë nga projekti i strehimit, do të operojnë me tarifat e reja të përcaktuara nga Bashkia.
Tarifat
Specialistët e Bashkisë kanë bërë ndarjen në zona të kryeqytetit për të gjithë përfituesit e bonusit të qirasë. Përkatësisht ndarja bëhet në zonë të parë, ose zonën e kryeqytetit që përfshihet territorit brenda Unazës së Tiranës; zona e mesme, që është zona jashtë Unazës së Tiranës; zona periferike që përfshin gjithë territorin në largësi të qendrës së Tiranës. Në bazë të kësaj ndarje edhe qiraja është e ndryshme, ku në qendër është më e lartë dhe në periferi më e ulët. Për këtë arsye të gjithë familjarët që do të aplikojnë pranë bashkisë dhe do të gjejnë një shtëpi në qendër do të paguajnë më tepër dhe do të përfitojnë më tepër para në dorë se sa dikush tjetër që do të gjejë një shtëpi në periferi të Tiranës. Kështu, tarifat janë nga 9 mijë lekë që ka qenë më parë për zonën e qendrës së Kryeqytetit është propozuar të jetë deri në 12.500 lekë. Ndërsa për zonën jashtë Unazës së Tiranës, tarifa maksimale e përfitimit me të cilën është operuar deri më tani është 7 mijë lekë dhe pritet të bëhet 8.5 mijë lekë. Ndërsa në periferi, ndryshe nga zonat e tjera, tarifa e përfitimit do të pësojë ulje, nga 7 mijë lekë që është aktualisht, pritet të bëhet 6 mijë lekë.
Mundësitë
Të ardhurat mujore të të gjithë aplikuesve janë minimale. Duke iu referuar të dhënave 941 familje aplikuese kanë më pak se 10 000 lekë të ardhura në muaj, çka bën të pamundur përballimin e jetesës. Po kështu, 925 familje aplikuese kanë disponojnë të ardhura mujore nga 10 000 – 20 000 lekë dhe 824 familje aplikuese kanë nga 20000 – 30000 lekë të ardhura në muaj. Rreth 1050 familje aplikuese kanë nga 30000 – 50000 lekë të ardhura në muaj dhe 753 familje aplikuese kanë mbi 50000 lekë. Këto të fundit, përgjithësisht aplikojnë për të përfituar banesë me kosto të ulët, ku Bashkia e Tiranës ka përcaktuar një kufi për të ardhurat mujore, pasi aplikantët duhet të paguajnë këstet e kredisë.
box
Të grupuar sipas të ardhurave për aplikantët:
941 familje aplikuese kanë më pak se 10000 lekë të ardhura në muaj
925 familje aplikuese kanë nga 10000 – 20000 lekë të ardhura në muaj
824 familje aplikuese kanë nga 20000 – 30000 lekë të ardhura në muaj
1050 familje aplikuese kanë nga 30000 – 50000 lekë të ardhura në muaj
753 familje aplikuese kanë mbi 50000 lekë të ardhura në muaj
Numri
Kanë kërkuar banesë me kosto të ulët 3818 aplikues
Kanë kërkuar banesë sociale me qira 587 aplikues
Kanë kërkuar tokë të pajisur me infrastrukturë 91 aplikues
Kërkesat në 11 njësitë bashkiake
Njësia Bashkiake Nr. 1 me 297 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 2 me 562 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 3 me 323 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 4 me 365 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 5 me 442 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 6 me 370 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 7 me 433 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 8 me 350 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 9 me 445 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 10 me 319 aplikues
Njësia Bashkiake Nr. 11 me 590 aplikues
9 Tetor 2009