E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat sociale me qira shtyhet afati i aplikimit

Bashkia do te jape asistence per plotesimin e dokumenteve. Deri dje 800 kerkesa

Bashkia e Tiranes ka vendosur ta shtyje afatin e aplikimit per programet e strehimit. Disa jave me pare ky institucion beri te ditur se do te vendose ne dispozicion te shtresave ne nevoje rreth 400 banesa me qira ne Shkoze. Keshtu bashkia sqaroi zyrtarisht se afati perfundimtar per dorezimin e dokumentacionit perkates do te ishte 30 shtatori. Vetem dje drejtoresha e zyres se strehimit ne bashki Ogerta Manastirlliu tha se ky afat do te shtyhet deri me date 20 tetor. Kjo duke qene se fluksi i kerkesave nga ana e qytetareve ka qene tejet i madh. Manastirlliu deklaroi se qytetaret e interesuar pervec informacionit do te marrin edhe asistencen e duhur nga specialistet qe do ti ndihmojne ata per plotesimin e dokumenteve qe kerkohen duke respektuar ligjin. Nga aplikimet e deritanishme zyra e strehimit ne Bashkine e Tiranes veren se kerkesat me te shumta jane per banesa sociale me qira. Deri ne daten 30 shtator jane dorezuar ne zyren e informimit qytetar rreth 800 kerkesa por numri i tyre pritet te rritet ne fund te mbylljes se procesit sqaroi Manastirlliu. Sipas saj ne baze te planit qe ka hartuar bashkia aplikimet per strehim do te shqyrtohen ne Komisionin e Strehimit i cili do te beje perzgjedhjen e familjeve qe plotesojne kriteret. Pas kesaj fati i tyre do ti lihet ne dore Keshillit Bashkiak organi i vetem kompetent qe do te vendose perfundimisht ne baze te sistemit te pikezimit se cilat do te jene familjet qe do te perfitojne strehim sipas programeve ku kane aplikuar.

Kategorite

Shansin per te fituar njeren prej banesave me qira do ta gezojne disa kategori te caktuara. Ata qe do te perfitojne nga kjo pakete lehtesuese per shtresat ne nevoje percaktohen nga ligji por vlen te theksohet se Bashkia e Tiranes do te kete ne vemendjen e saj dhe do te pikezoje maksimalisht familjet me shume femije nenat kryefamiljare personat me aftesi te kufizuara te moshuarit ciftet e reja deri ne 30 vjec dhe familjet qe jetojne ne kushte te veshtira higjieno-sanitare.

Me perparesi sipas perfaqesuesve te ketij institucioni do te kene kategorite ne nevoje si dhe ata qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme per te perballuar jetesen e perditshme.

Pagesat

Per banesat sociale me qira qytetaret do te paguajne nje shume te caktuar e cila do te vendoset ne baze te numrit te pjesetareve si dhe te te ardhurave mujore qe siguron familja.

U bejme thirrje qytetareve per te aplikuar. Per cdo informacion te drejtohen ne Zyrat e Informimit Qytetar dhe ne Qendren Operatore 08000888 ku do te gjejne te gjithe informacionin e nevojshem ne lidhje me kete program sqaroi Manastirlliu. Sipas saj kategoria e qytetareve ne nevoje per strehim mbetet ne prioritetet e punes se Bashkise se Tiranes dhe ky program vjen paralel me te gjitha projektet qe bashkia po planifikon te zhvilloje ne te ardhmen per te permbushur te gjitha nevojat e ketij qyteti ne rritje. Ne fazen e pare te projektit qe ka iniciuar bashkia per banesat me qira sociale pritet te strehohen rreth 400 familje. Projekti eshte i konceptuar ne dy faza specifike. E para sherben per regjistrimin e familjeve qe pretendojne te fitojne te drejten per tu akomoduar ne njeren prej ketyre banesave ne njesite vendore perkatese. Ndersa gjate fazes se dyte do te realizohet grumbullimi i dosjeve dhe verifikimi i dokumentacioneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›