E Diel, 1 Nëntor 2026

Qender dhe sherbim ligjor falas per dhunen ne familje

Ministri prezanton ndryshimet Dhunuesi do te paguaje edhe koston dhe taksat e procesit gjyqesor

Rritja e mbrojtjes mbeshtetjes dhe rehabilitimit te viktimave te dhunes ne familje si dhe lehtesimi i pasojave dhe parandalimi i kesaj dhune kane qene pikat kyce ne ligjin Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare. Edhe ndryshimi i propozuar per shkarkimin e kerkuesit nga te gjitha detyrimet e taksave e tarifave gjyqesore si dhe ato te shpenzimeve permbarimore te cilat i ngarkohen pales qe ka ushtruar dhune ne familje i vjen ne ndihme viktimes se dhunes ne marredheniet familjare. Dje ministri i Punes Spiro Ksera ka referuar risite e ketij ligji ne seancen plenare te Parlamentit. Ndryshimet konsistojne ne ngritjen e nje qendre kombetare te sherbimit te perkujdesit shoqeror per viktimat e dhunes ne familje. Nje tjeter ndryshim i rendesishem eshte parashikimi per ngritjen e nje mekanizmi koordinimi ndermjet autoriteteve pergjegjese per referimin e rasteve te dhunes ne marredheniet familjare ka sqaruar ministri. Ngritja e mekanizmit te posacem emertuar mekanizmi kombetar i referimit te rasteve te dhunes ne familje do te permbushe edhe nje nga qellimet e ligjit garantimin e mbrojtjes me masa ligjore te pjesetareve te familjes te cilet jane viktima te dhunes ne familje. Per here te pare ne ligj parashikohet shtimi si subjekte qe kane te drejte te kerkojne urdher mbrojtje per te miturit edhe te policise e prokurorise.

Projektligji parashikon marrjen e vendimit nga gjykata per urdhrin e mbrojtjes se te miturve brenda 24 oreve. Nje mase e tille do te siguroje nje mbrojtje imediate te femijeve te cilet dhunohen nga familjaret e tyre ku perfshihen edhe femijet e rruges.

Nje tjeter parashikim eshte pajisja e gjykatave nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Dhomen Kombetare te Avokatise me listen e avokateve qe do te japin asistence falas.

Kjo shtese eshte propozuar per te realizuar konkretisht dhenien e sherbimit ligjor falas. Ne fund ministri i ftoi deputetet te votojne ndryshimet si dhe kerkoi bashkepunimin e tyre dhe te njesive vendore e shoqerise civile dhe angazhimin per zbatimin e ketij ligji te rendesishem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›