E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat sociale në Durrës, në shtator shtëpi 110 të pastrehë

Problemet e strehimit vazhdojnë të jenë një problem i mprehtë për qytetet e mëdha, por jo vetëm. Në qytetin bregdetar të Durrësit, popullsia e të cilit ëstë 3-fishuar vitet e fundit këto probleme janë tepër emergjente, pasi një pjesë e konsiderueshme e familjeve nuk kanë të ardhura financiare të mjaftueshme.
 

Gjithësesi në një situatë të tillë, akoma nuk janë ndarë nga bashkia e Durrësit banesat sociale për ketë kontigjent. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Durrësit, Adrian Cela, kanë qenë disa faktorë që kanë shkaktuar vonesat në procesin e ndarjes se rreth 110 banesave sociale
 

Ndëkohë, ai ka konfirmuar se brenda shtatorit mund të përfundojë procesi i ndarjes së banesave të të pastrehëve.
Strehimi është parë si problem kryesor për familjet e varfra, ku shumë prej tyre mes tyre të ardhur nga rrethet janë ende në mëshirë të një vendimi të bashkisë së Durrësit.  
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›