E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetojnë mes plehrave, ankohen banorët e Gjirokastrës

Lagjia “Zinxhira” ne Gjirokaster e ndertuar rreth fundit te viteve `60 duket se eshte lene krejtesisht ne harrese. Banoret thone se ndihen plotesisht te braktisur prej çdo lloj pushteti dhe se mungojne te gjitha sherbimet jetike.
 

Ne kete lagje sipas tyre nuk ka kosha per hedhjen e mbeturinave e si rrjedhojë ata detyrohen të hedhin plehrat në perrenj. Nderkohe, edhe femijet e kesaj lagjeje jane te detyruar qe te luajne vendgrumbullimeve te sajuara te mbeturinave, pasi prej vitesh mungojnë këndet e lojrave.
 

Megjithese kjo lagje perfaqeson gati nje te pesten e banoreve te qytetit të Gjirokastrës, pushtetaret e te gjitha ngjyrave duken ketu vetem ne kohe fushatash per te kerkuar vota. Gjate gjithe periudhave te tjera banoret ndihen te harruar, sikur nuk janë pjese e qytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›