Banesat sociale ne Tirane vetem 9 e aplkanteve perfitojne strehim
Jane mbi 5250 familje me statusin e te pastreheve ne kryeqytet qe kane aplikuar per strehim nga programi i banesave sociale. Por vetem 400 familje te tilla do te kene mundesi per nje strehe te pershtatshme dhe per permiresimin e kushteve te jeteses. Ne vitin 2005 Keshilli i Ministrave ne perputhje me programin e qeverise dhe Bashkise se Tiranes miratoi ligjin Per miratimin e Komisionit te Strehimit ne te cilin parashikohej qe rreth 4000 familjare do te perfitonin banesa sociale mbas perfundimit te ndertimit te banesave ne Shkoze prane rruges Mine Peza dhe ne rrugen Vellezerit Manastirliu. Sot mbas 6 vitesh jane vetem 400 banesa sociale te ndertuara ne zonen e Shkozes qe do te sherbejne per strehimin e shtresave ne nevoje. Ne kete skeme perfshihen vetem ato familje qe kane te ardhura te pamjaftueshme. Bashkia e Tiranes ofron mundesine e trajtimit me bonus qiraje per qytetaret qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme per te perballuar qirane e tregut deri ne momentin e trajtimit perfundimtar me strehim. Bonusi nenkupton pagimin e nje pjese te qirase qe paguan kjo kategori qytetaresh familje te cilat nuk kane te ardhura te mjaftueshme per te perballuar qirane e tregut.
Perzgjedhja
Mbas dates 30 shtator kur afati i aplikimit ka perfunduar dokumentacioni i te gjithe aplikanteve shqyrtohet fillimisht nga Sektori i Strehimit ne Drejtorine e Menaxhimit te Strehimit dhe Sherbimit Social dhe pastaj vleresohet nga Komisioni i Strehimit ngritur me vendim te Keshillit Bashkiak Per miratimin e Komisionit te Strehimit. Me pas pritet mbledhja e Keshillit Bashkiak te Tiranes per te miratuar sistemin e pikezimit dhe te perzgjedhjes. Keshilli Bashkiak si organ vendimmarres shqyrton dhe miraton listen e perfituesve per banese sociale dhe per programet e tjera te kredive te lehtesuara nga shteti. Keshilli Bashkiak ka me shume se 10 muaj qe nuk mblidhet per shkak te kesaj nuk eshte bere asnje prokurim dhe nuk eshte marre asnje mase per ceshtjet madhore sic eshte kjo e ndihmes per te pastrehet. Me deshtimet e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak kane ngelur ne leter shume projekte te tjere sepse nuk eshte miratuar buxheti per realizimin e tyre.
Dokumentacioni
Certifikate e perberjes familjare e vitit 2010.
Certifikate aktuale marre keto 3 muajt e fundit te perberjes familjare.
Certifikate lindjeje personale te aplikuesit.
Vertetim banimi nga njesia bashkiake ku kerkon strehim ose lejen e banimit per femijet qe kane levizur nga zonat e tjera te vendit.
Vertetim te ardhurash neto te familjes.
Vertetim page per aplikantin si dhe per te gjithe pjesetaret e tjere te familjes qe jane ne marredhenie pune.
Dokumentacion nga organet tatimore dhe sigurimeve shoqerore per derdhjen e kontributeve kur njeri nga anetaret eshte i vetepunesuar.
Vertetim nga Zyra e Ndihmes Ekonomike nga Njesia Bashkiake nese perfitojne nga programi i ndihmes ekonomike.
Vertetim nga Zyra e Punes per personat e perfshire ne programin e pageses se papunesise.
Vertetim nga Sigurimet Shoqerore per personat e dale ne pension.
Vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per siperfaqen e prones kur banesa eshte me siperfaqe nen normat e lejuara te strehimit.
Vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te vendit te origjines se nuk figuron e regjistruar asnje prone e cila mund te perdoret per strehim per familjet qe kane ndryshuar vendbanimin per efekt punesimi.
Dokumentet zyrtare te celebrimit dhe certifikaten personale per efekt te llogaritjes se moshes per ciftet e reja.
Vendim gjykate per femijet ne ngarkim per ciftet e divorcuara.
Vertetim te statusit te jetimit ne ato raste kur e gezojne kete status.
Vendim nga komisioni mjekesor per personat me aftesi te kufizuara te cilet trajtohen sipas pikes d Neni 5 i Ligjit Nr. 9232 date 13.05.2004.
Vertetim nga Zyra e Tatim-Taksave nese eshte ose jo subjekt i takses se vleres se shtuar per te gjithe anetaret e familjes.
Vertetim nga Zyra e Urbanistikes prane Bashkise se Tiranes llogarise dhe hipotekes nese ka blere ose jo truall nga shteti per ndertim banese per te gjithe anetaret e familjes.
Deklarate personale e noterizuar ku perfshihen te gjitha pikat e mesiperme.
29 Shtator 2010