Sistem i ri pranimesh ne universitete Matura kriter dytesor

Matura mund te jete nje kriter me vete. Ndryshimet do te behen gradualisht.
Sistemi i pranimeve ne universitete do te ndryshoje fytyre pasi matura nuk do te jete me kriteri i vetem i pranimeve duke nisur nga viti i ardhshem. E gjithe kjo nese ligji i ri per financimet qe eshte prezantuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences hyn ne fuqi. Kjo pasi sipas draftit te Ministrise se Arsimit ligji i ri per financimin do ti lere ne dore vete universiteteve qe te percaktojne kriteret e pranimit ku per shkak te rrethanave matura pritet te jete serish mjeti kryesor i perdorshem.
Modelet
Modelet te cilat perdoren nga vendet e tjera variojne por ajo cka eshte e sigurt sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences eshte qe universitetet ne vend duke qene se do te kene nje financim ne baze te matures do te kene ne dore vete sistemin e pranimeve. Pritet qe ne universitetet publike kjo te ndikoje ne shume pak dege te profilizuara te cilat kane specifika te vecanta.
Duke qene se financimi do te bazohet mbi maturen universitetet do te jene te prira qe te kene ne baze te pranimeve serish maturen. Por ne dege si gjuhet e huaja arkitektura e dege ku talenti apo njohurite paraprake jane te domosdoshme atehere testi nuk perjashtohet. Ne dege te vecanta mund te vendoset edhe kriter note sic ka qene nje nder kerkesat e kahershme te Universitetit te Vlores.
Jo vetem matura
Institucionet e Arsimit te Larte jane te lira te vendosin standardet e tyre kritere te vecanta per pranimin e studenteve por per studentet te cilet do te perfshihen ne skemen e financimit do te aplikohet si kriter nje kufi minimal i pikeve te Matures Shteterore dhe notes mesatare te shkolles se mesme. Ky kusht synon te mbroje cilesine dhe te ule riskun qe IAL-te te pranojne studente me mesatare te ulet thjesht per te rritur numrin e studenteve nga i cili varen dhe fondet publike qe ato perfitojne ndash percakton drafti i ministrise.
Por sipas tij per qellime te pranimit te te interesuarve te tjere qe kane perfunduar shkollen e mesme para aplikimit te Matures Shteterore rezultatet e kesaj te fundit ndoshta nuk jane te krahasueshme dhe te perdorshme. Per kete kategori studentesh IAL-te do te lejohen te ndertojne rregullat e tyre transparente per te zbatuar politika te perfshirjes dhe barazise sociale. Numri i pritshem i studenteve ne kete kategori te pakten ne te ardhmen e afert pritet te jete i vogel ndash percaktohet ne draft.
Gradualisht
Megjithate kjo skeme do te filloje te funksionoje gradualisht pasi sipas draftit nuk do te kete nje aplikim te njekohshem ne universitetet publike.
Eksperienca e vendeve te tjera sugjeron se Institucionet publike te Arsimit te Larte do te kene nevoje per nje periudhe kohe per te zhvilluar nje sistem qeverisjeje efektiv ne funksion te autonomise dhe pergjegjshmerise. Ndryshimet ne shkallen e autonomise se universiteteve do te zbatohen ne menyre graduale dhe ne perputhje me shkallen e pergjegjshmerise se tyre. Reformimi i menaxhimit dhe qeverisjes se Institucioneve publike te Arsimit te Larte do te mbeshtetet nga qeveria nepermjet Fondit per Zhvillimin Strategjik te Institucioneve te Arsimit te Larte ndash percakton drafti i Ministrise se Arsimit dhe te Shkences.
Ne cdo rast risia qe do te sjelle ligji i ri per financimin e universiteteve duket se krijon nje ere te re te arsimit universitar ne vend.