Neser dita e fundit e dorezimit te dokumenteve te aplikimit per perfitimin e baneses
Data 30 shtator eshte afati i fundit qe te pastrehet kane per te dorezuar dokumentacionin e aplikimit per nje banese sociale.
Pas dorezimit te ketij dokumentacioni prane sektorit te Informimit Qytetar ne Bashkine e Tiranes specialistet bejne verifikimet perkatese per cilindo aplikante. Jemi ne fazen e grumbullimit te dokumentacionit menjehere pas depozitimit dhe verifikimit te tij do te hartohet dhe miratohet lista e perfituesve per kete program - tha drejtoresha e Menaxhimit te Strehimit dhe Sherbimit social ne Bashkine e Tiranes Ogerta Manastirlliu ne diten e pare te aplikimeve. Aplikimi per banese sociale apo per banese me qira kryhet nepermjet nje formulari qe mund te terhiqet ne Zyren e Informimit per Qytetaret prane Bashkise se Tiranes ose ne njesite bashkiake ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular duhet te plotesohet me vertetesi ne te gjitha fushat ku plotesohet dhe me pas te noterizohet. Me pas njesia bashkiake perkatese i percjell keta formulare prane Drejtorise se Strehimit Social ne Bashkine e Tiranes. Nga verifikimet e herepashershme ne te gjitha programet e strehimit social jane verejtur edhe shkelje si fshehja e pasurive apo pronave dorezimi i dokumentacionit fals si dhe te dhenat jo te sakta per te ardhurat mujore. Ndaj abuzuesve eshte marre masa e perjashtimit te menjehershem nga skema e perfitimit te baneses.
Statusi
Kategorite qe do te perfitojne jane percaktuar me ligj por sipas burimeve zyrtare ne Bashkine e Tiranes kjo e fundit do te kete ne vemendjen e saj dhe si prioritet familjet me shume femije nenat kryefamiljare personat me aftesi te kufizuar te moshuarit dhe ciftet e reja ne moshe totale 55 vjec. Nder te perzgjedhurit do jene edhe familjet qe jetojne ne kushte te veshtira higjieno - sanitare etj dhe ata qe nuk kane mundesi per te blere nje banese.
Sipas Bashkise se Tiranes ky eshte nje projekt ambicioz me i arriri deri tani per shtresat ne nevoje i cili nuk do te kete per synim thjesht qellimin paresor te tij strehimin e familjeve ne nevoje por edhe integrimin e ketyre familjeve ne jeten sociale. Kjo do te behet e mundur me zbatimin e nje plani te zhvillimit ekonomik te zones keshtu te gjitha katet e para te banesave sociale do te sherbejne si dyqane apo biznese te tjera me synim integrimin punesimin dhe aftesimin profesional te shtresave ne nevoje.
Banesat
Banesat do te jene nga gazoniere me siperfaqe maksimale 30 metra katrore deri ne shtepi 1-1 me siperfaqe deri ne 55 metra katrore. Sipas numrit te familjareve do te perzgjidhet dhe banesa per secilen familje. Specialistet ne Bashkine e Tiranes thone se keto banesa jane konform te gjitha standardeve te jeteses. Ne fjalen e tij gjate inspektimit te ketyre banesave kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama tha se ne katet e para te ketyre banesave do te ndertohen cerdhe kopshte shkolla dhe ambiente te tjera argetimi per femijet e familjeve me probleme sociale. Ne kemi ngritur nje grup ekspertesh te huaj dhe shqiptare qe po punojne per nje plan lidhur me katet e para te ketij kompleksi te cilat deshirojme ti veme ne dispozicion te te rejave dhe te rinjve qe jane sot te papune dhe qe kane ambicie te merren me nje sipermarrje - tha Rama pak dite me pare. Banesat sociale sipas kryebashkiakut do te administrohen nga Bashkia e Tiranes e cila qirane qe do te perfitohet nga keto banesa do ta investoje perseri ne te mire te te pastreheve.
29 Shtator 2010