E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrespondenca universitetet jane ne pritje te udhezimit



Pas vendosjes se numrit te studenteve qe do te pranohen gjate dites do te pergatitet edhe udhezimi per korrespondencen. Kjo eshte procedura qe eshte ndjekur cdo vit nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Edhe per kete vit do te kete nje zgjidhje alternative per te ndjekur studimet si per ata qe nuk do te shpallen fitues ne sistemin e dites ashtu edhe per ata qe duhet te punojne. Per te mos lene studimet e larta si dhe per te ndjekur ne distance me kohe te pjesshme pritet qe edhe kete vit te vendosen kuotat per korrespondencen i njohur ndryshe edhe si part-time. Ne fillim te drejtat e studimit per ne sistemin e korrespondences propozohen nga Ministria e Arsimit dhe miratohen me Vendim te Keshillit te Ministrave.

Kuotat
Numrin me te larte te kuotave e ze Fakulteti Histori-Filologji me 750 kuota pas tij renditet Fakulteti i Infermierise me 345 kuota dhe me pas Fakulteti i Drejtesise me 200 kuota. Edhe sivjet avantazhi per kandidatet qe do te aplikojne per sistemin part-time eshte se ata nuk do te jene te detyruar te japin provimet me zgjedhje. Pra ata mund te aplikojne me deftesen e shkolles se mesme dhe mund te kualifikohen. Ndersa ne deget me te kerkuara si Juridiku perzgjedhja do te behet ne baze te mesatares se gjimnazit. Per studimet me kohe te pjesshme mund te aplikojne si paramaturantet ashtu edhe kandidatet qe kane mundur te marrin dy provimet me detyrim edhe ne rastin se ata kane rezultuar mbetes ne provimet me zgjedhje.

Kushtet
Ne fazen e pranimeve ne sistemin part-time nuk do te pranohen kandidate qe vazhdojne njekohesisht dege tjeter studimi duke kerkuar keshtu te shmanget precedenti i viteve te kaluara. Ky rregull do te vleje edhe per kandidatet qe do te regjistrohen ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi te cilet pervec dokumenteve te percaktuara do te dorezojne ne sekretarite mesimore edhe diplomen e leshuar nga nje institucion i arsimit te larte ose fotokopje te saj te noterizuar ose diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit te vleresuar te barasvlershme me te.

Dokumentet

1-Deftese pjekurie e shkolles se mesme
ose diplome tjeter studimi e fituar jashte vendit
e vleresuar si e baras vlefshme me te
2-Dokument identifikimi
certifikate lindje me fotografi ose pasaporte
Ne dosje te mbahet certifikata e lindjes
me fotografi ose fotokopja e pasaportes
3- 2 fotografi
4-Mandat arketimi i tarifes se regjistrimit
prej 1500 lekesh

STUDENTET
Kriteret per te perfituar burse nga shteti

Duke iu referuar Ministrise se Arsimin per vitin akademik 2010-2011 numri i bursave eshte ndare ne menyre te barabarte mes sistemit parashkollor dhe atij universitar. Kete mbeshtetje financiare mund ta perfitojne ata studente dhe nxenes qe vijne nga familjet ne nevoje si dhe ata qe kane perfituar statusin e jetimit. Po keshtu mund te perfitojne edhe nxenesit te cilet kane humbur kujdestarine prinderore nxenesit me statusin e invalidit te paraplegjikut dhe tetraplegjikut si dhe nxenesit e familjeve te punonjesve te policise se sherbimit informativ dhe forcave te armatosura qe kane humbur jeten per shkak te detyres. Bursat e miratuara nga qeveria per studentet kane nje vlere me te larte se ato te arsimit parauniversitar. Keshtu bursa e plote per studentet e universiteteve Akademise se Arteve dhe shkollat e tjera te larta do te jete 8500 kurse bursa e pjesshme sa gjysma e burses se plote. Studentet e Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve do te marrin bursa me te larta per vitin e ri akademik. Bursa e plote per keta studente do te jete 9 mije leke ne muaj kurse gjysme-bursa 4500.

Dokumentet qe duhen dorezuar per te perfituar burse
1- Kerkese me shkrim
2- Certifikate e perberjes familjare
4- Vertetim qe eshte nxenes i vitit te pare
5- Vertetim banimi
6- Fotokopje te noterizuar te Statusit te Jetimit
7- Certifikate per me te miret e Matures Shteterore per vitin 2009 nga Ministria e Arsimit.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›