E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat sociale qytetaret e pastrehe mundesi integrimi dhe punesimi



Lizeta Duro

Te gjithe personat e pa strehe qe do te perfitojne nje nga 400 banesat sociale te ndertuara nga Bashkia e Tiranes per personat ne nevoje vec strehimit do tiu krijohen dhe mundesi te tjera integrimi si mundesi punesimi dhe shkollimi i femijeve te tyre. Kryetari i Bashkise Edi Rama tha se ky projekt qe se shpejti behet realitet perfshin sherbim dhe integrim te plote te njerezve ne nevoje. Sipas Rames katet e para te ketyre pallateve do te sherbejne si dyqane ku do te punesohen keta qytetare dhe do te ndertohen shkolla dhe kopshte per femijet e tyre. Ne kemi ngritur nje grup ekspertesh te huaj dhe shqiptare qe po punojne per nje plan lidhur me katet e para te ketij kompleksi te cilat deshirojme ti veme ne dispozicion te te rejave dhe te rinjve qe jane sot te papune dhe qe kane ambicie te merren me nje sipermarrje. Keto sipermarrje do ti vihen pastaj ne dispozicion kesaj lagjeje dhe me tutje do te angazhojne te tjera projekte dhe te tjera zhvillime bazuar ne kete model - tha Rama. Sipas kryebashkiakut kjo nje epoke e re e strehimit social dhe se per plotesimin e kushteve per kete shtrese nje grup ekspertesh po kujdeset per modelin e ri te administrimit te projektit social kjo nje epoke e re e strehimit social ne te gjithe vendin.

Perzgjedhja

Perzgjedhja paraprake e qytetareve qe do te perfitojne bonusin e strehimit do te behet menjehere pas perfundimit te banesave. Banoret e pare qe do te perfitojne nga banesat sociale do te jene te pastrehet te cilet aktualisht jetojne ne kushte te veshtira sociale ne ambientet e brendshme te ish-Uzines. Gjithsesi perparesi ne fazen e seleksionimit do te kene individet qe nuk kane asnje shprese per te pasur nje shtepi te tyren apo per te perballuar nje qira normale. Perzgjedhja e fituesve do te behet ne baze te ligjit per strehimin si edhe sistemit te pikezimit. Perpara se Bashkia e Tiranes te beje publik emrat e personave qe perfitojne strehim ne banesat sociale lista emerore e aplikanteve do te kaloje nje per nje per shqyrtim ne Keshillin Bashkiak i cili ka te drejten te kryeje perzgjedhjen e fituesve.

Administrimi
Banesat sociale do te jepen me qira dhe do te administrohen nga Bashkia e Tiranes. Ato do tu jepen me qira familjeve ne nevoje dhe te pastreheve me nje vlere qe varion nga 3000-6000 leke ne muaj me nje afat prej 10 muajsh. Pagesa qe do te vilet nga qiraja e banesave sociale do te sherbeje per mirembajtjen e godinave dhe territorit ku ata do te jetojne. Gjithsesi ajo qe thuhet heperhe eshte se shuma do te jete simbolike dhe me afat te gjate shlyerjeje. Aktualisht numri i te pastreheve te regjistruar ne Bashkine e Tiranes shkon ne 5500 persona. Sipas Bashkise se Tiranes ne fazen e pare te projektit pritet te strehohen rreth 800 qytetare. Per banesat sociale me qira qytetaret do te paguajne nje shume te caktuar e cila do te vendoset ne baze te numrit te pjesetareve si dhe te ardhurave mujore qe siguron familja.

Shifra ne ulje por ende te larta te vdekshmerise foshnjore ne Shqiperi
Shqiperia eshte angazhuar te ule ne 10 nivelin e vdekshmerise foshnjore deri ne vitin 2015. Ky eshte edhe nje nga objektivat e OKB-se per Mijevjecarin e ri. Per ecurine e tyre diskutohet sot ne New York. Me nje personel mjekesh infermieresh dhe administrate prej 281 personash prapavije Spitali Obsetrik Gjinekologjik Koco Glozheni eshte nje strukture moderne me 4 salla operacionesh obsetrike dhe gjinekologjike ku aplikohet telemedicina me aparatura moderne dhe mjeke neonatologe gjinekologe obsteter dhe reanimatore te kualifikuar ne Perendim. Drejtorja e spitalit Dr. Rubena Moisiu thote se kombinimi i njohurive bashkekohore te mjekeve me aparaturat moderne kane dhene rezultate te dukshme. Qe prej tri vitesh ne kete spital vdekshmeria amtare eshte 0. Por shifrat e vdekshmerise foshnjore mbeten ende te larta. Vijne cdo vit ne ulje por jo ndonje ulje shume e ndjeshme thote Dr. Moisiu. Shifrat zyrtare te publikuara nga UNICEF-i tregojne se vdekshmeria foshnjore ne Shqiperi ne vitin 2009 ishte 22 per cdo 1000 lindje nga 39 per 1000 lindje qe ka qene ne vitin 2000. Shifrat e vitit te kaluar mbetem gjithsesi me te larta se mesatarja ne vendet e BE ku vdekshmeria foshnjore ne vitin 2009 rezulton 45 per cdo 1000 lindje. Dr. Pellumb Pipero Drejtor i Politikave ne Ministrine e Shendetesise thote se reduktimi i vdekshmerise foshnjore ka ardhur si rezultat i politikave te Ministrise se Shendetesise qe kane rritur aksesin e nenave ne sherbimet shendetesore dhe cilesine e ketyre sherbimeve. Ne cdo qender banimi sot ka konsultore dhe qendra te sherbimit paresor qe jane te pajisura me nje mjek gjinekolog mami dhe infermiere. Per arritjen e objektivave te Mijevjecarit te ri politikat e Ministrise se Shendetesise jane perkthyer ne rezultate te prekshme qe tregojne efikasitetin e tyre. Ne 2009 vdekshmeria foshnjore eshte 103 per 1000 lindje kurse vdekshmeria amtare eshte zero. A kemi arritur me te miren Jo. Kemi ende nevoje per te zgjeruar aksesin ne sherbimet shendetesore thote Dr. Pellumb Pipero.

Zonat rurale - mbeten problematike
Per zonat rurale dhe malore te Shqiperise ky zgjerim eshte emergjent. Niveli i vdekshmerise foshnjore ne zonat rurale eshte 2 here me i larte se ai ne zonat urbane kurse ne zonat malore 3 here me i larte. Ky realitet vjen si pasoje nga njera ane e nivelit te ulet te arsimor te nenave ne zonat rurale dhe malesore dhe nga ana tjeter e nivelit te larte te varferise ne keto zona. Por shifrat e larta te vdekshmerise foshnjore ne keto zona vijne edhe nga niveli i ulet i kualifikimit te personelit te mjekeve dhe infermiereve. Kemi nevoje urgjente qe personeli mjekesor dhe i infermiereve ne zonat rurale te jete me i kualifikuar thote Dr. Pellumb Pipero. Prirja per reduktimin e vdekshmerise foshnjore dhe ulja drejt zeros e vdekshmerise amtare jane sinjale qe tregojne se Shqiperia po ecen ne nje trend pozitiv lidhur me realizimin e ketij objektivi te Mijevjecarit te ri. Po qe kjo te realizohet lypsen fonde me te medha nga buxheti i shtetit. Per vitin 2010 keto fonde perbejne rreth 3 te GDP ose Produktit te Brendshem bruto qe eshte me i uleti ne raport me vendet anetare te BE. Burime nga agjencite e Kombeve te Bashkuara ne Tirane thane per DE se pa rritjen e fondeve eshte teper e veshtire qe Shqiperia te arrije objektivin e Mijevjecarit te ri per reduktimin e vdekshmerise foshnjore.

Euromax shperndan dhurata per femijet ne nevoje

Euromax zbukuroi diten e disa femijeve ne nevoje te kryeqytetit duke iu dhuruar canta me artikuj te ndryshem shkollor dhe buzeqeshje mes tyre. Euromax duke qene i ndjeshem ndaj fenomeneve sociale dhe familjeve ne nevoje ne bashkepunim me fondacionin ARSIS kane shperndare dhurata me produkte kancelarie BIC per 30 femije ne zonen e bregut te lumit ne Kamez dhe per 20 te tjere ne zonen e Yzberishtit dhe Kombinatit. Me fillimin e vitit te ri shkollor Euromax nisi nje fushate nen emrin Ndihmo nje femije te shkoje ne shkolle fushate e cila konsistonte ne ndihmen per femijet ne nevoje dhe ata qe kane pak mundesi per tu pajisur me mjete shkollore te nevojshme. Cdo blerje mbi 2000 leke te produkteve BIC ne dyqanet Euromax do te thoshte nje cante dhurate per nje femije ne nevoje. Cantat e dhuruara permbanin artikuj shkollore si lapsa stilolapsa blloqegoma lapsa me ngjyra etj. per ti dhene sado pak mundesine dhe kushtet ketyre femijeve per nje vit shkollor sa me te mire dhe te mbare. Te paret qe moren dhurata ishin femijet ne zonen e bregut te lumit ne Kamez te cilet me padurim po prisnin ne hyrjen e lagjes se tyre ardhjen e makines se Euromax me dhurata. Pasi moren cantat dhe ua treguan plot entuziazem familjareve femijet dhe familjaret e tyre falenderuan Euromax per kete iniciative bujare per kete komunitet qe kerkon me shume se kurre vemendjen dhe mbeshtetjen e shoqerise.

23 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›