Pensionet e ushtarakeve sa perfitojne me vendimin e Gjykates Kushtetuese
Dr. Kujtim Cako
Ne Vendimin e saj Nr. 33 date 24.06.2010 shkruhet Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise duke u bazuar ne nenin 131 shkronjat f dhe g neni 134 pika 1 shkronja e te Kushtetutes si dhe ne nenet 72 e 77 te Ligjit Nr. 8577 date 10.2.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise me shumice votash vendosi Shfuqizimin si antikushtetues te pikes 2 te nenin 14 si dhe te nenit 27 te Ligjit Nr. 10142 date 15.5.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise.
1. Vendimi i ri i Gjykates Kushtetuese eshte sa kushtetues dhe per tu falenderuar ne shfuqizimin e dy neneve aq dhe antikushtetues ne lenien ne fuqi te neneve te tjera qe perkeqesojne nivelin jetik ligjor te ushtarakeve ne pension. Skema e llogaritjes heqja e tavanit e kufizimeve te se drejtes se pensionit nga perfituesi eshte nje arritje e Drejtesise shqiptare dhe sukses per ushtaraket. Neni 14 i ligjit pika 2 e Ligjit Nr. 10142 date 15.5.2009 qe shfuqizohet thekson Masa e pensionit te parakohshem e llogaritur sipas pikes 1 te ketij neni ne castin qe lind e drejta per perfitim
a per personat qe nuk kane paguar kontribute suplementare nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze te percaktuar nga Keshilli i Ministrave ne perputhje me Ligjin Nr. 7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar
b per personat qe kane paguar kontribute suplementare nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze te percaktuar nga Keshilli i Ministrave ne perputhje me Ligjin Nr. 7703 date 11.5.1993 Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar shtuar me 2 per qind te pages mesatare referuese per cdo vit sigurimi suplementar. Ne kete rast shuma e pensionit mujor te parakohshem nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze te pleqerise plus 20 per qind te pages referuese te muajit te fundit te punes.
Per shkak te kesaj masa e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi nga data 27.06.2009 e cdo ushtaraku do te llogaritet me formulen 50 e pages mesatare referuese mujore per 12 vjet vjetersi sherbimi per femren dhe 15 vjet per mashkullin dhe 2 per qind te pages mesatare referuese per cdo vit tjeter sherbimi mbi 12 e 15 vjet sherbim. Ky shfuqizim do te thote qe te hidhet poshte kufizimi i mases se pensionit ne 2 pensione baze te percaktuar me VKM per ushtaraket por edhe per perfituesit e tjere si ushtaraket e nxjerre ne lirim per shkak se jane denuar me vendim gjyqesor te formes se prere me burgim per krime te kryera me dashje.
Gjykata Kushtetuese meriton te falenderohet per keto dy aspekte ne shfuqizime qe ruajne parimin e se drejtes se fituar dhe sigurine juridike te ushtarakeve dhe kategorive te tjera. Ky veprim duhet konsideruar si nje arritje e Drejtesise shqiptare dhe njekohesisht e shoqerise civile e shoqatave ushtarake si nje fitore morale dhe financiare e ushtarakeve dhe e gjithe kategorive te tjera perfituese.
Ky vendim i Gjykates Kushtetuese i pare ne kuadrin e kundershtimit edhe te dispozitave te tjera flet se duheshin shfuqizuar ato si antikushtetuese sepse shpien ne perkeqesim te nivelit jetik dhe ne cenimin e lirive themelore te njeriut per ato te ushtarakeve te arritur me dispozitat ligjore te meparshme.
Neni 124 i Kushtetutes pika 1 thote Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutes dhe ben interpretimin perfundimtar te saj dhe ne piken 2 Gjykata Kushtetuese i nenshtrohet vetem Kushtetutes.
Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te pandashme te patjetersueshme e te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik.
Humbjet pas vendimit
Ushtarakeve me status te vecante u jane njohur e garantuar edhe nje sere te drejtash te tjera qe burojne nga vecoria e sherbimit ushtarak dhe veprimtarise se tyre nga rendesia e misionit te ketij sherbimi nga privacionet e lirive te njeriut per shkak te profesionit te veshtiresive dhe rreziqeve per jeten edhe nga semundje te shumta profesionale. Shoqeria dhe shteti keto vecori te ketij profesioni te vecante i ka sanksionuar ne ligj. Ne nenin 1 te statutit ushtarakut i percaktohet pozita juridike ekonomiko-financiare dhe shoqerore kerkesat e pergjithshme te pranimit te drejtat detyrimet dhe kufizimet per arsye te karakterit te vecante te detyres dhe te sherbimit ushtarak si dhe garancite ligjore per zbatimin e tyre. Me ligjin organik Statusin e ushtarakut krahas lirive te drejtave dhe pergjegjesive si qytetar ushtarakut i njohin e garantojne pozite te vecante juridike ekonomike-financiare e shoqerore por edhe detyrime e kufizime si dhe garancite ligjore ne respektimin e zbatimin e tyre. Te gjitha keto marrin rolin peshen dhe vleren e akteve kushtetuese qe burojne prej pozites Kushtetuese te Forcave te Armatosura qe sanksionon neni 12 dhe 167 i Kushtetutes. Cenimi apo mosrespektimin sadopak i te drejtave te miratuara me ligjin organik per statusin e ushtarakut por edhe me ligj te sigurimit shoqeror suplementar eshte tjetersim dhe dhunim i tyre.
Po radhisim disa prova te qarta si drita e diellit qe nuk kane te bejne me perllogaritje apo argumente juridiko-sociale dhe ekonomiko-financiare qe Gjykata Kushtetuese me ligjin ne fuqi duke mos i shfuqizuar disa dispozita e nene te tjera sjell nje perkeqesim te nivelit jetik te ushtarakut ne pension.
Neni 7 i Ligjit Nr. 8087 date 13.03.1996 te ndryshuar percakton ...periudha qe mbetet eshte mbi 6 muaj llogaritet vit i plote... pika 3 e nenit 3 e ligjit te ri duke u shprehur ...viti i sherbimit njihet vetem kur eshte vit i plote mohon kete te drejte edhe per nje dite me pak sherbim. Pra mohohet njohja e vjetersise se sherbimit edhe per 364 dite pune sherbim ushtarak.
Neni 8 pika 1 percakton si page referuese pagen baze mujore per grade sipas viteve te sherbimit se bashku me shtesat qe perfiton ushtaraku i se njejtes grade ne castin e lindjes se te drejtes se perfitimit. Paragrafi 2 pika 2 e nenit 4 nuk njeh si page referuese per efekt perfitimi kete. Ai percakton se paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas viteve te qendrimit ne ate grade apo funksion. Kjo ul masen e pages referuese per llogaritjen e perfitimeve dhe me rillogaritjen e pensionit pakeson masen e tij.
Statusi i ushtarakut Ligji Nr. 9210 date 23.03.2004 nepermjet percaktimeve te nenit 35 Pensioni i parakohshem per vjetersi sherbimi percakton si kusht perfitimi vetem vjetersine e sherbimit 12 vjet per femrat dhe 15 vjet per meshkujt. Neni 46 Ristrukturimi ne piken 2 per ushtarakun qe nuk ploteson kriteret per pension te parakohshem njeh shperblimin ne masen e pages se plote mujore per cdo vit te plote sherbimi aktiv. Me keto eshte perjashtuar plotesisht aplikimi i pages kalimtare per te dy keto kategori ushtarakesh. Ligji i ri ne nenin 12 Shperblimi i menjehershem dhe pagesa kalimtare shperfill kete dhe rikthen pagen kalimtare.
Rikthimi i pages kalimtare ushtarakeve qe dalin ne rezerve apo lirim dhe qe plotesojne kushtin per pension te parakohshem per vjetersi sherbimi u mohon te drejten e perfitimit te ketij pensioni me daljen ne rezerve a lirim qe u njeh neni 35 i statusit te ushtarakut. Ushtarakeve qe dalin ne rezerve a lirim dhe qe nuk plotesojne kushtin per pension te parakohshem u kufizon perfitimin ne rast punesimi dhe u mohon shperblimin e menjehershem ne aq paga sa vjetersi sherbimi kane ne Forcat e Armatosura neni 12 pika 5. Te dy kategorive per 2 vjet u kufizon masen e perfitimit deri ne 50 te pages mesatare referuese pika 2 dhe 3 neni 12.
Pika 3 e ketij neni mohon shperblimin ne dy paga dhe fillimin e trajtimit me page kalimtare menjehere me daljen ne rezerve a lirim qe njihte neni 10 i Ligjit Nr. 8087 date 13.03.1996 i ndryshuar dhe neni 12 i Ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 i ndryshuar. Kete e bene pika 2 e cila thote Pagesa kalimtare llogaritet ne masen 50 per qind te pages referuese mujore dhe fillon ne muajin e trete nga data e nxjerrjes ne rezerve apo lirim.
Rikthimi i pages kalimtare u mohon te drejten e perfitimit jo vetem ushtarakeve te denuar me burgim por edhe atyre qe denohen me mase disiplinore nxjerrje ne rezerve apo lirim dhe atyre qe largohen me kerkesen e tyre neni 12 pika 4 nderkohe qe neni 10 i ligjit Nr. 8087 date 21.03.1996 i ndryshuar dhe neni 12 i ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 i ndryshuar te drejten e perfitimit e lidhte vetem me denimin me vendim te gjykates per krime ushtarake apo krime me dashje.
Neni 35 i ligjit Nr. 9210 date 23.03.2004 Per statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te R.Sh. ne piken 1 ka percaktuar jo vetem te drejten per pension te parakohshem per vjetersi sherbimi por edhe kushtin e perfitimit si dhe masen e perfitimit. Keto ai nuk ia ke lene ligjit te sigurimit shoqeror suplementar. Sipas ketij neni pensioni perfitohet nga ata qe kane 12 vjet vjetersi sherbimi per femrat dhe 15 vjet per meshkujt. Kjo dhe shperblimi ne aq paga referuese sa vjetersi sherbimi e kane ata qe nuk plotesojne kete vjetersi nuk lejon boshllek trajtimi. Neni 13 pika 1 germa b e ligjit te ri me vendosjen e moshes 42 vjec per femrat dhe 47 vjec per meshkujt mohon trajtimin me pension te parakohshem pa plotesuar kete moshe.
Neni 35 i statusit ka percaktuar perfitimin e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi e bazon ne pagen mujore dhe ligji i sigurimit shoqeror suplementar pagen referuese te castit te lindjes se te drejtes per perfitim. Ligji me nenin 14 pika 1 njeh pagen mesatare referuese te muajit qe sipas nenin 4 pika 2 paragrafi 2 llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas viteve te qendrimit ne ate grade apo funksion. Po pavaresisht kesaj shprehja paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas viteve te qendrimit ne ate grade apo funksion nuk eshte shfuqizuar.
Pika 2 e nenit 35 e ligjit Nr. 9210 date 23.03.2004 Per statusin e ushtarakut te Forcave te Armatosura te R.Sh. nuk e lidh masen e pensionit te parakohshem me punesimin. Edhe neni 13 dhe 14 i ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 i ndryshuar nuk ndalon e kufizon masen e pensionit ne rast punesimi. Ne keto nene nuk ka asnje lloj percaktimi. Pika 4 e nenit 14 e ligjit te ri e kufizon ate ne masen e nje pensioni baze percaktuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave.
Neni 16 i ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 ka vendosur si mase pensioni suplementar pleqerie 40 te mases se pensionit te pleqerise per 12 vjet per femren dhe 15 vjet per mashkullin dhe per cdo vit tjeter 2 te pensionit me kufi maksimal te te gjithe pensionit suplementar sa 60 e pensionit te pleqerise. Kete e mohon neni 16 i ligjit te ri sepse vendos si mase perfitimi 1 te pages mesatare referuese mujore per cdo vit sherbimi pa kaluar 50 te mases se pensionit te pleqerise.
Neni 24 i ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 i ndryshuar masen e perfitimit te pensionit suplementar familjar per ushtaraket qe per shkak te detyres apo gjate saj humbasin jeten e llogarit ne vleren 100 per qind te pages referuese shtese mbi pensionin familjar. Neni 21 i ligjit te ri e cakton sa diferenca ndermjet pages referuese te te ndjerit/ndjeres ne castin e humbjes se jetes dhe pensionit familjar qe perfitonte sipas dispozitave te ligjit Nr. 7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.
Neni 25 dhe 26 i ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 i ndryshuar i ushtarakut ne rezerve/lirim i cili trajtohet me pagese kalimtare apo pension te parakohshem per vjetersi sherbimi qe vdes familjes se tij i njeh te drejten e perfitimit me pagese suplementare ne forme ndihme ne masen e trefishit te pensionit baze mujor ne shkalle vendi. Ligji i ri e ka mohuar plotesisht kete te drejte duke mos u shprehur per kete.
Pika 2 e nenit 27 te ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 i ndryshuar ka njohur te drejten e ri-llogaritjes se pages kalimtare te pensionit te parakohshem pensionit suplementar te invaliditetit per ushtarin e sherbimit te detyrueshem studentin ushtarak ose kursantin per nenoficer dhe te pensionit suplementar familjar per ushtaraket qe per shkak te detyres apo gjate saj humbasin jeten sa here ndryshon paga referuese. Neni 24 pika 1 i ligjit te ri e ka perjashtuar nje te drejte te tille.
Neni 31 pika 3 e ligjit Nr. 9418 date 20.05.2005 i ndryshuar perfitimet e caktuara por te paguara me pak i jepen ne cdo kohe. Ne kundershtim me kete pika 3 e nenit 28 te ligjit keto perfitime i kufizon per nje vit.
Ligji Nr. 8087 date 13.03.1996 i ndryshuar e njihte terheqjen e perfitimeve te njohura por te pa terhequra pa kufizim kohor. Pika 2 e nenit 28 nuk lejon terheqjen per me shume se 3 vjet.
Standardet e dyfishta te vendimit
II. Ballafaqimi i vendimit te ri te Gjykates Kushtetuese me vendimin Nr. 9 date 26.02.2007 eshte shprehje e qendrimit me dy standarde per te drejten ligjore te ushtarakeve ne pension
Gjykata Kushtetuese ne gjykimin e kerkesave te shoqatave te ushtarakeve per shfuqizimin e ligjit te ri edhe ne marrjen e vendimit kishte nje njohje te mire te problemeve mbi anti-kushtetuetshmerine apo prova dhe baze ligjore per argumentim qysh ne gjykimin dhe marrjen e vendimit Nr. 9 date 26.02.2007 nepermjet te cilit shfuqizoi ne papajtueshmeri me Kushtetuten e Republikes nje te treten e neneve te ligjit Nr. 9481 date 16.02.2006 Per shtesa e ndryshime ne ligjin Nr. 9418 date 20.05.2005 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te R.SH.. Detyra e lene ne kete vendim eshte e kuptueshme qe duhet te zbatohet ne perputhje te plote me cdo rekomandim. Pikerisht ligji Nr. 10142 date 15.5.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura..... eshte ligj per zbatim te vendimi te vitit 2007 dhe rekomandimeve te tij.
Kushtetuta ne nenin 132 pika 1 thote Vendimet e Gjykates Kushtetuese kane fuqi detyruese te pergjithshme dhe jane perfundimtare ligjvenesi ne kete ligj e ka shperfillur kete. Per rrjedhoje sipas gjykimit tone ligji nuk ka mbajtur parasysh rekomandimet e bera ne vendimin e meparshem te Gjykates Kushtetuese dhe te gjitha kerkesat e bera nga shoqata AKUSH perjashtuar vetem piken 2 te nenit 14 dhe nenin 27 dhe eshte nje kundervenie ndaj vendimit. Per kete po paraqesim disa kendveshtrime si me poshte
Kur ne vendim thuhet Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise ne jurisprudencen e saj 1 lidhur me mbrojtjen kushtetuese te parimit te barazise e te mos-diskriminimit eshte shprehur se barazia ne ligj dhe para ligjit nuk parakupton zgjidhje te njellojta per individe ose kategori personash qe jane ne kushte objektivisht te ndryshme por ajo parakupton kryesisht barazine e individeve qe ndodhen ne kushte te njellojta.... paragrafi 3 f. 5. Ligji qe ne emertim ne nenin 1 qellimi nenin 2 perfituesit dhe ne gjithe percaktimet e neneve te tjera barazon trajtimin e ushtarakeve me ate te punonjesve te Policise se Shtetit Policise se Burgjeve Policise Zjarrfikese atyre te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem dhe te SHISH qe gezojne statusin e nepunesit civil dhe nuk i lidh asgje me poziten kushtetuese statusin e ushtarakut me ligjin e Forcave te Armatosura ligjin e Gradave dhe te karrieres ne Forcat e Armatosura.
Kur vendimi shprehet ...marredheniet juridike te krijuara - mbrohen nga parimi kushtetues i shtetit te se drejtes ne te cilin perfshihen edhe e drejta e fituar dhe siguria juridike. Prandaj futja e nje rregullimi te ri per pensionet duhet te behet duke u kujdesur qe kjo te respektoje nder te tjera edhe keto te fundit.. ligjvenesi me ligjin ka bere te kunderten.
- Me nenin 3 pika 3 ka mohuar te drejten e llogaritjes se periudhes 6 muaj e nje dite ne vit te plote
- Me nenin 4 pika 2 paragrafi 2 pagen referuese te muajit te fundit te castit te lindjes te se drejtes e ka zevendesuar me mesataren e pagave referuese sipas viteve te qendrimit ne ate grade apo funksion
- Ne nenin 12 ka rikthyer pagen kalimtare nderkohe qe statusi i ushtarakut e ka perjashtuar ate per ushtaraket qe plotesojne vjetersine e sherbimit per perfitimin e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi dhe per ushtaraket qe nuk plotesojne kushtet per kete pension e ka zevendesuar ne nenin 46 me shperblimin ne aq paga sa vjetersi sherbimi kane si ushtarak te sherbimit aktiv. Nepermjet pikes 2 ka mohuar pagesen per dy muajt e pare. Po ketu ka mohuar te drejten e perfitimeve ne rastet kur ushtaraku ndeshkohet disiplinarisht apo kerkon te largohet vete nga sherbimi ushtarak.
- Nepermjet nenit 13 mohon te drejten e dhene nga neni 35 i statusit te ushtarakut per perfitimin e pensionit menjehere pas daljes ne rezerve a lirim nese ka vjetersine e sherbimit 12 vjet femrat dhe 15 meshkujt. Ne germen b pervec vjetersise vendos si kusht edhe moshen 42 vjec per femren e 47 vjec per mashkullin.
- Nepermjet nenit 14 ne piken 2 tashme te shfuqizuar germa a dhe b rrezonte skemen e vendosur nga neni 35 i statusit te ushtarakut duke e kufizuar masen e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi nga 50 te pages referuese te castit te lindjes te se drejtes per 12 vjet femrat dhe 15 meshkujt dhe per cdo vit tjeter sherbimi 2 te pages referuese te castit te lindjes te se drejtes ne masen e 2 pensioneve baze pleqerie.
Po keshtu ne piken 4 kufizon masen e pensionit te parakohshem ne rast punesimi ne masen e nje pensioni baze pleqerie ne kundershtim kjo me piken 2 te nenit 35 te statusit te ushtarakut.
Me piken 5 mohon te drejten e perfitimit te ketij pensioni menjehere me plotesimin e kushtit te percaktuar nga statusi i ushtarakut dhe e lejon ate vetem pas 24 muajsh nga data e daljes ne rezerve a lirim.
- Me nenin 16 mohon llogaritjen e pensionit suplementar te pleqerise ne masen 40 te pensionit te pleqerise dhe 2 te ketij pensioni per cdo vit tjeter pa kaluar e gjithe masa e pensionit 60 te pensionit te pleqerise dhe rikthen formulen e vitit 1996 pra 1 te pages referuese per cdo vit sherbimi.
- Ne nenin 24 ri-llogaritjen e mases se pensionit sa here ndryshon paga referuese e ka zevendesuar me indeksimin dhe indeksimin me baze jo ne pagen referuese por me pagen mesatare referuese.
- Me nenin 28 pika 3 perfitimet e paguara me pak nga pagimi per gjithe kohen e perfitimit e ka kufizuar per 3 vjet dhe ka hequr te drejten e perfitimit ne rast mos-aplikimi brenda vitit te fituar qe me ligjin e 13 marsit 1996 i ndryshuar.
Pasojat e vendimit
Ne vendim thuhet ...rregullimet ligjore qe kane te bejne me te drejtat e shtetasve duhet te kene qendrueshmeri te mjaftueshme qe siguron vijimesine e tyre. Ligji per cka parashtruam me siper nuk bene kete qe thuhet ne vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ne vend te qendrueshmerise dhe vijimesise ka sjelle paqendrueshmeri dhe kthim ne piken e fillimit ne ate te vitit 1996 pa marre ne konsiderate ndryshimet pozitive te bera nga statusi i 2004 dhe ligji i sigurimit shoqeror suplementar te vitit 2005 dhe 2006.
Si rregull nuk mund te mohohen interesa dhe pritshmeri te ligjshme te qytetareve nga ndryshimet ne legjislacion - theksohet ne vendimin. Ajo qe prisnin ushtaraket ishte pikerisht zbatimi i ketij vendimi dhe sjellja e ligjit ne binaret e te drejtave te fituara nga ligji organik statusi i ushtarakut. Ligji ne kete rast i kundervihet atij por edhe vendimit te meparshem te Gjykates Kushtetuese te vitit 2007.
..shteti duhet te synoje te ndryshoje nje situate te rregulluar me pare vetem nese ndryshimi sjell pasoja pozitive konkretisht trajtim me te mire financiar per subjektet perfituese -thekson vendimi. Ne fakt duke rikthyer pagen kalimtare me nenin duke e dhene kete page 2 muaj pas dates se daljes ne rezerve a lirim me nenin 12 duke mohuar perfitimin e pensionit te parakohshem me daljen ne rezerve apo lirim per ata qe plotesojne kushtet per pension te parakohshem per vjetersi sherbimi neni 13 duke vendosur pagen mesatare referuese te kohes se qendrimit ne grade duke llogaritur pensionin suplementar 1 te pages referuese neni 16 duke i dhene fuqi veprimi te drejtave te fituara me status te ushtarakut nga 14 maj 2004 ku perfshihet edhe per pensioni suplementar pleqerie per ushtaraket e para vitit 1991 por nga 27. 06. 2009 kur hyn ne fuqi ligji sipas nenit 32 nuk sjelle pasoja pozitive dhe trajtim me te mire financiar.
Pervec ketyre ligji edhe pse eshte ligj derivat i statusit te ushtarakut dhe ne zbatim te tij por edhe te vendimit te Gjykates Kushtetuese merr kompetencat qe nuk i perkasin. Ai me nenin 30 shfuqizon piken 1 e 2 te nenit 35 te statusit te ushtarakut duke e lene trajtimin me pension te parakohshem pa baze statutore. Pra ligji i thjeshte i miratuar me shumicen e thjeshte shfuqizon dispoziten e ligjit organik qe miratohet me 3/5 e votave te deputeteve.
Mohimi i ketyre realiteteve ka bere qe per dispozitat e tjera te kerkuara per tu shfuqizuar si antikushtetuese por qe i ka lene ne fuqi Gjykata Kushtetuese nuk ka respektuar dhe nuk i eshte nenshtruar Kushtetutes.
Tashme zgjidhja e te drejtave ligjore te fituar eshte mbyllur perfundimisht nga organet tona gjyqesore. Natyrisht pas ketij akti rruga e vetme per te fituar te gjitha te drejtat qe vendimi i mohon mbetet qe hapat te hidhen drejt institucioneve nderkombetare sic eshte Gjykata e Strasburgut.
Fund
Autori i shkrimit eshte president i Shoqates Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise
23 Shtator 2010