E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e parë e kabinetit: Shkurtime pagash për ministrat me 5%

Britani

Në Britani, Kryeministri i ri konservator, David Cameron, zhvillon mbledhjen e parë të kabinetit me partnerët e tij të koalicionit, liberal-demokratët. Kabineti është i përbërë nga 18 konservatorë dhe 5 liberal-demokratë. Në qendër të bisedimeve ishte ekonomia. Qeveria e re është zotuar të marrë masa të menjëhershme kundrejt deficitit buxhetor, duke kursyer gati 9 miliardë dollarë në sektorin publik këtë vit. Një lajm i mirëpritur nga Banka e Anglisë. Ministri Jeremi Hunt ka sugjeruar se asnjë ministri nuk ka imunitet nga shkurtimet, as edhe Lojërat Olimpike 2010. Në mbledhjen e parë është marrë vendimi për shkurtimin e rrogave vjetore të ministrave të kabinetit me 5%. Ditën e mërkurë, udhëheqësit e qeverisë së parë të koalicionit në Britani që nga Lufta e Dytë Botërore, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri i ri konservator, David Cameron, dhe zëvendësi i tij, Nick Clegg, thanë se ata po prezantonin një lloj të ri politike.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›